Proverbat
3 Lërja në dorë Jehovait çdo gjë që bën,+
dhe planet e tua do të kenë sukses.
4 Jehovai bën që çdo gjë të plotësojë qëllimin e tij,
madje edhe që të ligjtë të rrënohen ditën e shkatërrimit.+
5 Njerëzit me zemër krenare janë të neveritshëm për Jehovain.+
Ji i sigurt për këtë:* ata do të ndëshkohen se s’bën.
6 Me dashuri* dhe besnikëri, faji shlyhet,+
dhe kush nderon thellësisht Jehovain,* i largohet së keqes.+
7 Kur Jehovai kënaqet me udhët e një njeriu,
bën që edhe armiqtë e tij të jenë në paqe me të.+
9 Në zemër, njeriu mund ta planifikojë udhën e vet,
por hapat ia drejton Jehovai.+
10 Nga goja e mbretit duhet të dalin vendimet e Perëndisë;*+
ai s’duhet ta tradhtojë kurrë drejtësinë.+
11 Kandari dhe peshorja e saktë vijnë nga Jehovai;
të gjithë gurët e peshës në trastë i ka përcaktuar ai.+
13 Fjalët e drejta janë të këndshme për mbretërit;
ata e duan njeriun që flet me ndershmëri.+
15 Kur fytyra e mbretit rrëzëllen, ka jetë;
pëlqimi i tij është si re shiu në pranverë.+
17 Rruga e të drejtëve e shmang të keqen.
Kush kujdeset për udhën e tij, mbron jetën e vet.+
18 Krenaria vjen para rrëzimit
dhe fryma fodulle para pengimit.+
20 Atij që tregon gjykim të thellë, i shkon mbarë,*
dhe ai që ka besim te Jehovai, është i lumtur.
21 Kush ka zemër të mençur, do të shihet si njeri me mend,+
22 Gjykimi i thellë është burim jete për ata që e zotërojnë,
por të marrët i ndëshkon vetë marrëzia e tyre.
23 Zemra e të mençurit i fal gjykim të thellë gojës së vet+
dhe u shton forcë bindëse fjalëve të veta.
25 Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,
por në fund ajo të çon në vdekje.+
29 Njeriu i dhunshëm e bën për vete tjetrin*
dhe e çon në udhë të gabuar.
30 Ai shkel syrin, teksa kurdis të këqija,
dhe me buzëqeshje të shtirë, i çon deri në fund intrigat.