Proverbat
5 Drejtësia ua drejton shtigjet të paqortueshmëve,
por të ligjtë do të rrënohen për shkak të ligësisë së tyre.+
7 Kur njeriu i lig vdes, shpresat e tij shuhen,
e bashkë me të, merr fund edhe ajo që priste nga fuqia e vet.+
8 I drejti do të çlirohet nga hallet
dhe vendin e tij do ta zërë i ligu.+
10 Nga mirësia e të drejtëve, qyteti është plot hare,
dhe kur zhduken të ligjtë, ka britma gëzimi.+
12 Kush nuk ka gjykim të mirë,* e trajton me përbuzje* të afërmin,
por njeriu me aftësi të vërtetë dalluese e mban gjuhën nën fre.+
13 Kush e ka gjuhën të gjatë,* shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim,+
por njeriu i besueshëm* nuk i tregon çështjet konfidenciale.*
15 Atij që del garant* për një të panjohur, me siguri do t’i shkojë keq,+
por kush nuk e shtrëngon* dorën në shenjë zotimi, do të jetë i sigurt.
19 Atë që nuk heq dorë nga drejtësia, e pret jeta,+
por atë që jepet pas së ligës, e pret vdekja.
20 Kush ka zemër dredharake, është i neveritshëm për Jehovain,+
por kush ecën në mënyrë të paqortueshme, i sjell atij kënaqësi.+
21 Ji i sigurt për këtë:*
i ligu do të ndëshkohet se s’bën,+
por fëmijët e të drejtëve kanë për të shpëtuar.
22 Si një unazë ari në feçkën e një derri
është një grua e bukur që nuk do hiç të tregojë gjykim të mirë.
23 Dëshira e të drejtëve sjell veç të mira,+
kurse shpresa e të ligjve ngjall tërbim.
24 Dikush jep bujarisht,* e megjithatë në fund ka më shumë;+
një tjetër e mban për vete atë që duhet të japë, por përfundon në skamje.+
25 Njeriu* bujar do të begatohet,*+
dhe kush është burim freskie për të tjerët,* do të ripërtërihet edhe vetë.+
26 Populli do ta mallkojë atë që e mban drithin për vete,
por do ta bekojë atë që e shet.
27 Me njeriun që ngulmon të bëjë mirë, do të tregohen zemërmirë,+
por atij që kërkon të keqen, e keqja do t’i bjerë mbi kokë.+
28 Kush i var shpresat te pasuritë e tij, do të rrënohet,+
por të drejtët do të lulëzojnë si gjethnaja.+
29 Kushdo që e fut në telashe* shtëpinë e vet, do të trashëgojë erën,+
dhe i pamendi do të bëhet shërbëtor i të mençurit.
31 Nëse i drejti mbi faqen e dheut do të marrë vërtet atë që i takon,
aq më shumë do të marrë i ligu dhe mëkatari!+