Proverbat
22 Më mirë të bësh emër të mirë,* se pasuri të madhe.+
Të gëzosh respektin* e të tjerëve, është më mirë se argjendi dhe ari.
2 I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët:*
Jehovai i ka bërë që të dy.+
3 Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet,
kurse i papërvoji shkon përpara dhe vuan pasojat.*
5 Në shtegun e dredharakut ka gjemba e gracka,
por kush e çmon jetën e vet, u qëndron larg.+
7 I pasuri sundon mbi të varfrin,
dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.+
10 Përzëre tallësin, dhe grindja do të shuhet;
mosmarrëveshjet* dhe fyerjet do të marrin fund.
11 Kush e ka zemrën të pastër dhe flet me hijeshi,
do të ketë mik mbretin.+
12 Sytë e Jehovait e ruajnë me kujdes të vërtetën,
por Ai i hedh poshtë fjalët e të pabesëve.+
13 Përtaci thotë: «Jashtë është një luan!
Do të më vrasë në mes të sheshit!»+
16 Kush zhvat të varfrin që të mbushë xhepat e vet,+
dhe kush i jep dhurata të pasurit,
do të bjerë në varfëri.
17 Dëgjoji dhe vërua veshin fjalëve të të mençurve,+
që zemra jote të priret drejt njohurisë sime,+
18 sepse është kënaqësi t’i mbash ato në zemër,+
e kështu asnjë prej tyre nuk do të largohet kurrë nga buzët e tua.+
19 Që siguria jote të jetë te Jehovai,
po të jap sot njohuri.
20 A nuk të kam shkruar tashmë
duke të dhënë këshilla dhe njohuri,
21 për të të mësuar fjalë të vërteta e të besueshme,
që t’ia raportosh me saktësi atij që të dërgoi?
22 Mos i grabit të varfrit, ngaqë janë të varfër,+
dhe mos i shtyp të përvuajturit te porta e qytetit,+
23 sepse çështjen e tyre do ta mbrojë vetë Jehovai+
dhe ai do t’ua marrë jetën atyre që i zhvatin.
24 Mos u shoqëro me njeriun gjaknxehtë,
dhe mos u përziej me njeriun zemërak,
25 që të mos i mësosh kurrë udhët e tyre,
dhe pa e kuptuar të biesh në kurth.+
26 Mos ji ndër ata që shtrëngojnë dorën në shenjë zotimi,
që dalin garant për huanë e tjetrit,+
27 sepse, nëse nuk ke asgjë me se të paguash,
do të ta marrin edhe shtratin ku je shtrirë!
28 Mos e shtyj shenjën e kufirit
që vunë në lashtësi paraardhësit e tu.+
29 A ke parë një njeri të zotin në punën e tij?
Ai do të zërë vend para mbretërve,+
dhe jo para njerëzve të zakonshëm.