Proverbat
3 Jehovait i pëlqen më shumë
të bësh ç’është e drejtë dhe e ndershme, se të ofrosh flijime.+
4 Sytë fodullë dhe zemra arrogante,
—llamba që u prin të ligjve—janë mëkat.+
5 Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri sukses,*+
por kush është i nxituar, me siguri turret drejt skamjes.+
6 Thesaret që fitohen me gjuhë gënjeshtare,
7 Veprimet e tyre të dhunshme do t’ua hanë kokën të ligjve,+
sepse ata nuk duan kurrsesi të veprojnë me drejtësi.
8 Udha e fajtorit është dredharake,
por veprat e të pafajshmit janë të drejta.+
11 Kur tallësi ndëshkohet, i papërvoji bëhet më i mençur,
dhe i mençuri di si të veprojë* kur fiton gjykim të thellë.+
13 Kush i mbyll veshët para klithmës së të përvuajturit,
do të thërrasë edhe vetë, por nuk do t’i përgjigjet kush.+
15 Për të drejtin është kënaqësi të veprojë me drejtësi,+
por për ata që s’heqin dorë nga ligësia, është e tmerrshme.
17 Kush është i dhënë pas qejfeve,* do të varfërohet,+
dhe kush është i dhënë pas verës dhe vajit, nuk do të pasurohet.
21 Ai që kërkon me ngulm drejtësinë dhe dashurinë besnike,
do të gëzojë jetë, drejtësi dhe lavdi.+
23 Kush i vë fre gojës dhe gjuhës,
u rri larg telasheve.+
24 Njeriu që i kalon caqet me moskokëçarje,
është një mburracak arrogant që s’di vendin e vet.+
25 Përtacit do t’ia bëjë gropën ajo që lakmon,
pasi duart e tij nuk pranojnë kurrsesi të punojnë.+
26 Gjithë ditën ai digjet nga lakmia,
kurse i drejti jep bujarisht e nuk kursehet.+
28 Dëshmitari që gënjen, do të vdesë,+
por ai që dëshmon vetëm atë që ka dëgjuar, do të ketë sukses.*
30 Nuk ka as mençuri, as aftësi dalluese, as plan* që të mund të dalë kundër Jehovait.+