BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • Sot

E martë, 9 shtator

Gruaja e pamend është llafazane, injorante.—Prov. 9:13.

Ata që dëgjojnë ftesën e ‘gruas së pamend’, duhet të vendosin nëse do ta pranojnë. Ka arsye të forta pse duhet ta shmangim sjelljen imorale. Te Proverbat 9 lexojmë që «gruaja e pamend» thotë: «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura.» (Prov. 9:17) Çfarë janë «ujërat e vjedhura»? Bibla i krahason marrëdhëniet intime mes bashkëshortëve me ujin e freskët. (Prov. 5:15-18) Kur një burrë e një grua janë të martuar ligjërisht, është me vend të kenë marrëdhënie seksuale të përshtatshme me njëri-tjetrin. Por sa ndryshe janë «ujërat e vjedhura», që mund të nënkuptojnë marrëdhëniet imorale, të paligjshme. Kjo zakonisht ndodh në fshehtësi, ashtu si hajdutët që vjedhin fshehurazi. «Ujërat e vjedhura» mund t’u duken të ëmbla atyre që bëjnë imoralitet sidomos kur mendojnë se po ia hedhin pa u lagur. Mirëpo gënjejnë veten, sepse Jehovai sheh gjithçka! E s’ka gjë më të hidhur se të humbësh miratimin e tij, pra nuk ka asgjë ‘të ëmbël’ te kjo pasojë tragjike.—1 Kor. 6:9, 10. w23.06 22 ¶7-9

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E mërkurë, 10 shtator

Edhe sikur ta bëj kundër vullnetit tim, nuk harroj se kjo detyrë më është besuar si kujdestar.—1 Kor. 9:17.

Çfarë të bësh nëse të duket që lutjet e tua janë bërë mekanike ose që shërbimi yt është kthyer në diçka monotone? Mos nxirr përfundimin se nuk ke më frymën e Jehovait. Si njeri i papërsosur, ndjenjat e tua mund të luhaten. Nëse ka filluar të të venitet zelli, mendo për shembullin e apostullit Pavël. Ndonëse përpiqej të imitonte Jezuin, ai e dinte se nganjëherë nuk do të ishte aq i motivuar për shërbimin. Pavli ishte i vendosur ta kryente shërbimin e tij, pavarësisht se si ndihej për momentin. Edhe ti mos lejo që vendimet e tua të bazohen thjesht te ndjenjat që provon si njeri i papërsosur. Ji i vendosur të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht se si ndihesh. Me kohë ka shumë të ngjarë që veprimet e tua të ndikojnë për mirë te ndjenjat.—1 Kor. 9:16. w24.03 11-12 ¶12-13

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025

E enjte, 11 shtator

Jepuni prova të dashurisë suaj.—2 Kor. 8:24.

Mund të tregojmë dashuri për vëllezërit e motrat duke i pranuar me përzemërsi në rrethin e miqve. (2 Kor. 6:11-13) Shumë prej nesh jemi në kongregacione që përbëhen nga vëllezër e motra me formime dhe personalitete të ndryshme. Mund ta forcojmë dashurinë për ta duke u përqendruar te cilësitë e tyre të mira. Kur mësojmë t’i shohim të tjerët siç i sheh Jehovai, tregojmë se i duam. Dashuria do të jetë jetësore gjatë shtrëngimit të madh. Ku do të gjejmë mbrojtje kur të fillojë shtrëngimi i madh? Të mendojmë çfarë udhëzimi i dha Jehovai popullit të tij kur u sulmua Babilonia e lashtë: «Shko, populli im, hyr në dhomat e tua të brendshme, aty ku je më i sigurt, dhe mbylli dyert. Fshihu veç për një çast derisa të kalojë zemërimi.» (Isa. 26:20) Këto fjalë duket se vlejnë edhe për ne sot që kemi para shtrëngimin e madh. w23.07 6-7 ¶14-16

Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë—2025
Mirë se erdhe!
Ky është një mjet kërkimi për botimet në gjuhë të ndryshme të Dëshmitarëve të Jehovait.
Për të shkarkuar botimet, të lutemi vizito jw.org.
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo