Kënga e Solomonit
6 «Ku shkoi i shtrenjti yt,
o më e bukura e grave?
Ku shkoi i shtrenjti yt,
që të vijmë me ty e ta kërkojmë?»
2 «I shtrenjti im ka shkuar në kopshtin e tij,
në lëndinat me bimë aromatike,
që të kullotë kopenë mes kopshteve
e të mbledhë zambakë.+
3 Unë jam e të shtrenjtit tim
dhe i shtrenjti im është imi.+
Ai po e kullot kopenë mes zambakëve.»+
4 «Ti je e bukur si Tirzahu,*+ o e dashura ime,+
e hijshme si Jerusalemi,+
mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre.+
5 Largoji sytë+ prej meje,
sepse ata më turbullojnë.
Flokët e tu derdhen si një kope dhish,+
që zbresin nga shpatet e Galadit.
6 Dhëmbët e tu janë si një kope delesh,
që sapo janë larë;
të gjitha kanë binjakë,
e asnjëra nuk ka humbur të vegjlit e saj.
7 Si thelët e shegës
të duken mollëzat* pas velit.
9 Por vetëm njëra është pëllumbesha ime,+ e përkryera ime.
Është bija e vetme e nënës së saj,
e preferuara* e asaj që e solli në jetë.
Vashat e tjera e shohin dhe e quajnë të lumtur;
mbretëreshat dhe konkubinat e lëvdojnë:
10 ‘Kush është kjo që shkëlqen* si agimi,
e bukur si hëna e plotë,
e dëlirë si drita e diellit,
mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre?’»+
11 «Në kopshtin e arrave+ shkova
që të shihja filizat e rinj në luginë,*
të shihja në kishte nxjerrë lastarë* hardhia,
në kishte lulëzuar shega.
13 «Kthehu, kthehu, o shulamite!
Kthehu, kthehu që të të shohim!»
«Përse shihni me ëndje një vajzë si unë, shulamiten?»+
«Ti je si vallja e dy ansambleve valltarësh!»*