111 Lëvdoni Jah!+
א [ʼÁlef]
Unë do ta përlëvdoj Jehovain me gjithë zemër+
ב [Beth]
mes të drejtëve që janë të lidhur ngushtë me të,+ mes asamblesë+ së tyre.
ג [Gímel]
2 Veprat e Jehovait janë të mëdha.+
ד [Dáleth]
Për to ndalen e mendojnë ata që kënaqen me to.+
ה [Heʼ]
3 Gjithçka bën ai,+ është e lavdishme dhe plot shkëlqim.+
ו [Ua]
Drejtësia e tij zgjat përgjithmonë.+
ז [Zájin]
4 Bëmat e tij janë të denja të kujtohen.+
ח [Heth]
Jehovai është hirmadh dhe i mëshirshëm.+
ט [Teth]
5 U jep ushqim atyre që i frikësohen.+
י [Jodh]
Gjithmonë do ta kujtojë besëlidhjen e tij.+
כ [Haf]
6 Me ato që bëri, i tregoi popullit fuqinë e tij,+
ל [Lámedh]
duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.+
מ [Mem]
7 Në veprat e duarve të tij spikat e vërteta dhe gjykimi.+
נ [Nun]
Të gjitha urdhërimet që jep, janë të denja për besim.+
ס [Sámeh]
8 Janë të patundura mot e jetë.+
ע [ʽÁjën]
I ka bërë në përputhje me të vërtetën dhe drejtësinë.+
פ [Peʼ]
9 Ai i dërgoi shpengimin popullit të vet.+
צ [Cadhé]
Urdhëroi që besëlidhja e tij të zgjaste përgjithnjë.+
ק [Kof]
Emri i tij është i shenjtë dhe ngjall frikë.+
ר [Resh]
10 Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë drejt mençurisë.+
ש [Sin]
Të gjithë ata që zbatojnë urdhrat e tij, kanë gjykim të thellë.+
ת [Ta]
Ai do të lëvdohet përgjithmonë.+