118 Falënderoni Jehovain, sepse është i mirë,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
2 Le të thotë tani Izraeli:
«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+
3 Le të thotë tani shtëpia e Aaronit:+
«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+
4 Le të thonë tani ata që i frikësohen Jehovait:+
«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+
5 Kur vuaja, thërrisja Jah.+
Jah më përgjigjej e më vinte në një vend të hapur.+
6 Jehovai është në krahun tim, nuk do të kem frikë.+
Ç’mund të më bëjë njeriu?+
7 Jehovai është në krahun tim bashkë me ata që më ndihmojnë,+
prandaj unë do t’i shoh nga lart ata që më urrejnë.+
8 Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,+
sesa të kesh besim te njeriu.+
9 Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,+
sesa të kesh besim te fisnikët.+
10 Të gjitha kombet më rrethuan,+
por me emrin e Jehovait i mbajta larg.+
11 Më rrethuan, po, isha i rrethuar,+
por me emrin e Jehovait i mbajta larg.
12 Më rrethuan si bletët,+
por u shuan si zjarri i ferrave.+
Me emrin e Jehovait i mbajta larg.+
13 Më shtynë me forcë që të bija,+
por Jehovai më ndihmoi.+
14 Jah është streha dhe fuqia ime.+
Ai më shpëton.+
15 Britma gëzimi dhe shpëtimi+
jehojnë në tendat+ e të drejtëve.+
Dora e djathtë e Jehovait tregon fuqi të madhe.+
16 Dora e djathtë e Jehovait lartësohet.+
Dora e djathtë e Jehovait tregon fuqi të madhe.+
17 Nuk do të vdes, por do të rroj,+
që të shpall veprat e Jah.+
18 Jah më qortoi ashpër,+
por nuk më la në duart e vdekjes.+
19 M’i hapni portat e drejtësisë,+
që të hyj e të përlëvdoj Jah.+
20 Kjo është porta e Jehovait.+
Të drejtët kalojnë nëpër të.+
21 Do të të përlëvdoj, sepse m’u përgjigje+
dhe më shpëtove.+
22 Guri që ndërtuesit e hodhën poshtë,+
u bë guri i qoshes.+
23 Këtë gur e bëri vetë Jehovai+
dhe është i mrekullueshëm në sytë tanë.+
24 Kjo është dita që ka sjellë Jehovai,+
gjatë së cilës do të gëzojmë e do të ngazëllojmë.+
25 Tani, të përgjërohem, o Jehova, na shpëto!+
Të përgjërohem, o Jehova, na e ço mbarë!+
26 Bekuar qoftë Ai që vjen në emër të Jehovait!+
Ne ju bekojmë të gjithëve nga shtëpia e Jehovait.+
27 Jehovai është Hyjnori,+
ai na jep dritë.+
Ta stolisim me degë+ procesionin e festës,+
deri te brirët e altarit.+
28 Ti je Perëndia im, dhe unë do të të përlëvdoj.+
Je Perëndia im, dhe unë do të të lartësoj.+
29 Falënderoni Jehovain, sepse ai është i mirë,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+