א [ʼÁlef]
119 Lum ata që janë të patëmetë në udhën e tyre+
dhe që ecin sipas ligjit të Jehovait!+
2 Lum ata që zbatojnë përkujtuesit+ e tij!
Ata e kërkojnë përherë me gjithë zemër.+
3 Nuk praktikojnë asnjë padrejtësi,+
përkundrazi, ecin në udhët e tij.+
4 Ti na ke urdhëruar
që t’i zbatojmë me kujdes+ urdhrat e tu.+
5 Qofsha i palëkundur+ në udhët e mia,
që të zbatoj rregullat e tua!+
6 Atëherë nuk do të më vijë turp,+
kur të këqyr tërë urdhërimet e tua.+
7 Do të të përlëvdoj në drejtësinë e zemrës sime+
kur të mësoj vendimet e tua të drejta gjyqësore.+
8 Rregullat e tua i zbatoj gjithnjë.+
Mos më braktis.+
ב [Beth]
9 Si mund ta pastrojë një i ri+ shtegun e tij?
Duke e ruajtur me fjalën tënde.+
10 Të kërkoj me gjithë zemër.+
Mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.+
11 Si thesar i ruaj në zemër fjalët e tua,+
që të mos mëkatoj kundër teje.+
12 I bekuar je, o Jehova!
Mësomë rregullat e tua.+
13 Me buzët e mia shpall+
tërë vendimet gjyqësore që dalin nga goja jote.+
14 Ngazëlloj në udhën e përkujtuesve të tu,+
si për tërë gjërat e tjera të vyera.+
15 Do t’i mbaj në mendje urdhrat e tu+
dhe do t’i këqyr shtigjet e tua.+
16 Do t’i kem në zemër ligjet e tua+
dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.+
ג [Gímel]
17 Ji i mirë me shërbëtorin tënd, që të jetoj+
dhe të zbatoj fjalën tënde.+
18 Hapmi sytë, që të shoh+
mrekullitë e ligjit tënd.+
19 Unë s’jam veçse një i ardhur në këtë vend.+
Mos m’i fshih urdhërimet e tua.+
20 Shpirti im tretet përherë nga dëshira e zjarrtë+
për vendimet e tua gjyqësore.+
21 Ti i qorton arrogantët+ e mallkuar,
që u largohen urdhërimeve të tua.+
22 Hiq nga unë poshtërimin dhe përçmimin,+
se i mbaj përkujtuesit e tu.+
23 Edhe princat ulen e flasin kundër meje,+
por shërbëtori yt e mban mendjen te rregullat e tua.+
24 Gjithashtu, përkujtuesit e tu i kam në zemër,+
si këshilltarët e mi.+
ד [Dáleth]
25 Shpirti im po bëhet njësh me pluhurin.+
Më mbaj gjallë sipas fjalës sate.+
26 T’i tregova udhët e mia, që ti të më përgjigjesh.+
Mësomë rregullat e tua.+
27 Më ndihmo të kuptoj udhën e urdhërimeve të tua,+
që të mbaj në mendje veprat e tua të mrekullueshme.+
28 Shpirti im s’ka gjumë nga hidhërimi.+
Më ngri sipas fjalës sate.+
29 Largo nga unë udhën e gënjeshtrës.+
Me ligjin tënd më jep hir.+
30 Kam zgjedhur udhën e besnikërisë.+
Vendimet e tua gjyqësore për mua, janë të drejta.+
31 Jam kapur fort pas përkujtuesve të tu.+
O Jehova, mos më turpëro!+
32 Do të rend në udhën e urdhërimeve të tua,+
sepse ti bën vend në zemrën time për më shumë njohuri.+
ה [Heʼ]
33 O Jehova, më mëso udhën e rregullave të tua,+
që ta ndjek deri në fund.+
34 Më ndihmo të kuptoj, që të respektoj ligjin tënd+
dhe ta zbatoj me gjithë zemër.+
35 Më bëj të eci në shtegun e urdhërimeve të tua,+
sepse gjej ëndje në të.+
36 Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu+
dhe jo drejt përfitimit.+
37 M’i largo sytë nga gjërat e kota;+
në udhën tënde më ruaj gjallë.+
38 Plotësoja shërbëtorit tënd fjalët që ke thënë+
dhe që e bëjnë të të frikësohet.+
39 Ma largo poshtërimin, që aq fort i trembem,+
se vendimet e tua gjyqësore janë të mira.+
40 Sa fort i dua urdhrat e tu!+
Me drejtësinë tënde më mbaj gjallë.+
ו [Ua]
41 O Jehova, dashamirësia+ dhe
shpëtimi yt ardhshin tek unë, sipas fjalës sate,+
42 që t’i përgjigjem me një fjalë+ atij që më poshtëron,
sepse kam besuar në fjalën tënde!+
43 Mos m’i hiq nga goja fjalët e së vërtetës,+
se kam pritur vendimin tënd gjyqësor.+
44 Do ta respektoj ligjin tënd vazhdimisht,+
do ta respektoj në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.+
45 Do të eci në një vend të hapur,+
sepse i shqyrtoj me kujdes urdhrat e tu.+
46 Edhe para mbretërve do të flas për përkujtuesit e tu,+
e nuk do të më vijë turp.+
47 Do të tregoj se urdhërimet e tua i kam në zemër+
dhe i dua.+
48 Do të ngre duart drejt urdhërimeve të tua që i dua,+
dhe do ta mbaj mendjen te rregullat e tua.+
ז [Zájin]
49 Mbaje mend fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd,+
për të cilën më ke lënë të pres.+
50 Kjo më ngushëllon në vuajtjen time:+
që fjalët e tua më kanë mbajtur gjallë.+
51 Arrogantët më përqeshin sa s’ka ku të vejë,+
por unë nuk i jam shmangur ligjit tënd.+
52 I kujtoj vendimet e tua të lashta gjyqësore, o Jehova,+
dhe në to gjej ngushëllim.+
53 Një zjarr i tërbuar më ka pushtuar për shkak të të ligjve,+
që e braktisin ligjin tënd.+
54 Rregullat e tua janë si melodi për mua,+
në shtëpinë ku jetoj si i huaj.+
55 Natën e kujtoj emrin tënd, o Jehova,+
që të zbatoj ligjin tënd.+
56 Më ndodh kështu,
sepse i zbatoj urdhrat e tu.+
ח [Heth]
57 Ti je trashëgimia ime, o Jehova,+
dhe unë kam premtuar t’i zbatoj fjalët e tua.+
58 Me gjithë zemër e kam kërkuar pëlqimin tënd.+
Më jep hir sipas fjalës sate.+
59 I kam shqyrtuar udhët e mia,+
që t’i ngas këmbët drejt përkujtuesve të tu.+
60 Nxitova e nuk vonova+
të zbatoja urdhërimet e tua.+
61 Litarët e të ligjve më rrethuan,+
por nuk e harrova ligjin tënd.+
62 Në mes të natës të falënderoj+
për vendimet e tua të drejta gjyqësore.+
63 Jam shok me gjithë ata që të frikësohen+
dhe me ata që zbatojnë urdhrat e tu.+
64 Dashamirësia jote, o Jehova, ka mbushur tokën.+
Mësomë rregullat e tua.+
ט [Teth]
65 Ti ke qenë i mirë me shërbëtorin tënd,+
o Jehova, sipas fjalës sate.+
66 Më mëso të kem mirësi,+ gjykim të shëndoshë+ dhe njohuri,+
sepse kam treguar besim te urdhërimet e tua.+
67 Para se të vuaja, mëkatoja pa e kuptuar,+
kurse tani i zbatoj fjalët e tua.+
68 Ti je i mirë dhe bën të mira.+
Mësomë rregullat e tua.+
69 Arrogantët e përlyen emrin tim me gënjeshtra,+
por unë do t’i zbatoj me gjithë zemër urdhrat e tu.+
70 Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami,+
kurse unë i kam në zemër ligjet e tua.+
71 Më mirë që vuaj,+
se mësoj rregullat e tua.+
72 Ligji+ i gojës sate është për të mirën time,+
po, është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.+
י [Jodh]
73 Duart e tua më bënë dhe më dhanë formë.+
Më ndihmo të kuptoj, që të mësoj urdhërimet e tua.+
74 Ata që të frikësohen, më shohin dhe gëzojnë,+
sepse kam pritur fjalën tënde.+
75 Unë e di mirë, o Jehova, se vendimet e tua gjyqësore janë të drejta+
dhe se më ke bërë të vuaj në besnikërinë tënde.+
76 Qoftë dashamirësia jote ngushëllim për mua,+
sipas fjalës që i the shërbëtorit tënd!+
77 Ardhtë tek unë mëshira jote, që të mbetem gjallë,+
sepse e kam në zemër ligjin tënd!+
78 Arrogantët u turpërofshin, sepse më kanë mashtruar pa shkak,+
por unë mbaj në mendje urdhrat e tu!+
79 Le të kthehen tek unë ata që të frikësohen+
dhe ata që i njohin përkujtuesit e tu.+
80 Zemra ime qoftë e patëmetë tek ndjek rregullat e tua,+
që të mos turpërohem!+
כ [Haf]
81 Po më liget shpirti për shpëtimin tënd,+
fjalën tënde pres.+
82 Sytë m’u tretën për fjalën tënde,+
ndërsa pyes: «Kur do të më ngushëllosh?»+
83 Jam bërë si caliku+ që e rreh tymi,
megjithatë nuk i kam harruar rregullat e tua.+
84 Sa ditë jetë ka shërbëtori yt?+
Kur do t’ua japësh dënimin atyre që më përndjekin?+
85 Arrogantët hapin gropa që të bie brenda,+
po, ata që nuk veprojnë sipas ligjit tënd.+
86 Të gjitha urdhërimet e tua janë të besueshme.+
Ata më përndjekin pa shkak, ndaj më ndihmo.+
87 Për pak sa s’më zhdukën nga faqja e dheut,+
por nuk i lashë urdhërimet e tua.+
88 Me dashamirësinë tënde më mbaj gjallë,+
që të zbatoj përkujtuesit që dalin nga goja jote.+
ל [Lámedh]
89 O Jehova, fjala jote
qëndron përgjithnjë në qiej.+
90 Ti tregon besnikëri brez pas brezi.+
E ke bërë tokën të patundur, që të mbetet përgjithnjë.+
91 Sipas vendimeve të tua gjyqësore, gjithë sa janë krijuar, kanë mbetur deri sot e kësaj dite,+
sepse janë shërbëtorët e tu.+
92 Po të mos e kisha pasur në zemër ligjin tënd,+
do të kisha marrë fund në vuajtjen time.+
93 Nuk do t’i harroj kurrë urdhrat e tu,+
se me anë të tyre më ke mbajtur në jetë.+
94 Unë të përkas ty, ndaj më shpëto,+
se i kam shqyrtuar me kujdes urdhrat e tu.+
95 Të ligjtë ngrenë gracka, që të më rrënojnë,+
por unë u kushtoj vëmendje përkujtuesve të tu.+
96 Pashë që çdo gjë e përsosur e ka një cak,+
kurse urdhërimet e tua janë të paana.
מ [Mem]
97 Oh, sa e dua ligjin tënd!+
Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.+
98 Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi,+
sepse janë gjithnjë me mua.+
99 Kam fituar gjykim të thellë më shumë se tërë mësuesit e mi,+
ngaqë e mbaj mendjen te përkujtuesit e tu.+
100 Sillem më me mend se të moshuarit,+
se zbatoj urdhrat e tu.+
101 Nuk i kam vënë këmbët në asnjë rrugë të keqe,+
që të zbatoj fjalën tënde.+
102 Nuk jam larguar nga ligjet e tua,+
sepse ti vetë më ke mësuar.+
103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua në qiellzën time,
më të ëmbla se mjalti në gojën time!+
104 Falë urdhrave të tu, unë sillem me mend,+
prandaj urrej çdo udhë gënjeshtre.+
נ [Nun]
105 Fjala jote është një llambë për këmbën time+
dhe një dritë për shtegun tim.+
106 Kam bërë një betim, dhe do ta mbaj.+
Po, do t’i zbatoj vendimet e tua të drejta gjyqësore.+
107 Hoqa shumë vuajtje.+
O Jehova, më ruaj gjallë sipas fjalës sate.+
108 O Jehova, të lutem, gjej ëndje në blatimet vullnetare të gojës sime,+
dhe më mëso ligjet e tua.+
109 Ndonëse shpirti im është gjithnjë në rrezik,+
nuk e harroj ligjin tënd.+
110 Të ligjtë më ngrenë gracka,+
por nuk u shmangem urdhrave të tu.+
111 Përkujtuesit e tu janë trashëgimia ime përjetë,+
sepse ma ngazëllojnë zemrën.+
112 Drejt rregullave të tua e prij zemrën+
përherë, deri në fund.+
ס [Sámeh]
113 I urrej njerëzit me zemër të lëkundur,+
por e dua ligjin tënd.+
114 Ti je vendi ku fshihem dhe mburoja ime.+
Fjalën tënde pres.+
115 Largohuni nga unë, o keqbërës,+
që të zbatoj urdhërimet e Perëndisë.+
116 Më mbështet si më ke thënë, që të mbetem gjallë,+
dhe mos më turpëro për shpresën që kam.+
117 Më përkrah, që të shpëtoj,+
dhe unë do t’i mbaj sytë te rregullat e tua gjithnjë.+
118 Ti i flak të gjithë ata që u shmangen rregullave të tua;+
me dhelpëritë e tyre mashtrojnë.+
119 Ti i zhduk të ligjtë e tokës si zgjyrën e metaleve.+
Prandaj unë i dua përkujtuesit e tu.+
120 Më ngjethet mishi nga frika jote,+
dhe vendimet e tua gjyqësore më frikësojnë.+
ע [ʽÁjën]
121 Gjykova me drejtësi dhe bëra atë që është e drejtë.+
Mos më lër në dorë të atyre që më hanë hakun!+
122 Dil garant, që shërbëtorit tënd t’i vejë mbarë.+
Arrogantët mos i lër të ma hanë hakun!+
123 Sytë m’u tretën për shpëtimin që sjell ti+
dhe për fjalët e tua të drejta.+
124 Vepro me shërbëtorin tënd sipas dashamirësisë sate,+
dhe më mëso rregullat e tua.+
125 Unë jam shërbëtori yt.+ Më ndihmo t’i njoh+
e t’i kuptoj përkujtuesit e tu.+
126 O Jehova, ka ardhur koha të veprosh,+
se ata kanë thyer ligjin tënd.+
127 Po, unë i dua urdhërimet e tua+
më shumë se arin, madje më shumë se arin e kulluar.+
128 Prandaj i çmoj si të drejtë tërë urdhrat që ke dhënë për çdo gjë,+
dhe urrej çdo shteg të rremë.+
פ [Peʼ]
129 Përkujtuesit e tu janë të mrekullueshëm,+
prandaj shpirti im i zbaton.+
130 Zbulimi i fjalëve të tua jep dritë+
dhe e ndihmon të kuptojë atë që s’ka përvojë.+
131 E hap gojën dhe gulçoj,+
ngaqë urdhërimet e tua i dua me zjarr.+
132 Kthehu nga unë e më jep hir,+
siç bën gjithnjë me ata që e duan emrin tënd.+
133 Bëji të patundur hapat e mi në fjalët e tua,+
dhe asnjë e keqe mos më sundoftë!+
134 Më shpengo nga çdo njeri mashtrues,+
dhe unë do të zbatoj urdhrat e tu.+
135 Bëj që fytyra jote të ndriçojë mbi shërbëtorin tënd,+
dhe më mëso rregullat e tua.+
136 Nga sytë më rrjedhin rrëke lotësh,+
ngaqë nuk zbatohet ligji yt.+
צ [Cadhé]
137 Ti je i drejtë, o Jehova,+
dhe vendimet e tua gjyqësore janë të drejta.+
138 Ti na urdhërove të zbatojmë përkujtuesit+ e tu,
nga drejtësia dhe besnikëria+ jote e madhe.
139 Zelli po më tret,+
sepse kundërshtarët e mi i kanë harruar fjalët e tua.+
140 Fjalët e tua janë të kulluara,+
dhe shërbëtori yt i do.+
141 Jam i papërfillshëm dhe i përçmuar,+
por nuk i kam harruar urdhrat e tu.+
142 Drejtësia jote është e përjetshme,+
dhe ligji yt është i vërtetë.+
143 Më mundojnë brenga dhe vështirësi,+
por urdhërimet e tua i kam në zemër.+
144 Drejtësia e përkujtuesve të tu është e përjetshme.+
Më ndihmo të kuptoj, që të mbetem në jetë.+
ק [Kof]
145 Të thërras me gjithë zemër.+ M’u përgjigj, o Jehova!+
Rregullat e tua do t’i zbatoj.+
146 Ty të thërras. Të lutem, më shpëto!+
Atëherë do t’i zbatoj përkujtuesit e tu.+
147 Ngrihem në mugëtirën+ e mëngjesit, që të thërras për ndihmë,+
sepse pres fjalët e tua.+
148 Syri im rri zgjuar para ndërresës së rojës së natës,+
që ta mbaj mendjen te fjalët e tua.+
149 Dëgjoje zërin tim sipas dashamirësisë sate!+
O Jehova, më ruaj gjallë sipas vendimeve të tua gjyqësore!+
150 Ata që rendin pas sjelljes së shthurur,+ janë afruar;
ata kanë shkuar shumë larg ligjit tënd.+
151 Ti je afër, o Jehova,+
dhe tërë urdhërimet e tua janë të vërteta.+
152 Shumë kohë më parë kam njohur disa nga përkujtuesit e tu,+
sepse ti i ke bërë që të mbeten përgjithmonë.+
ר [Resh]
153 Shihe vuajtjen time dhe më çliro,+
sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.+
154 Mbroje çështjen time ligjore dhe më ngri sërish në këmbë,+
më ruaj gjallë në përputhje me fjalën tënde.+
155 Shpëtimi është shumë larg të ligjve,+
sepse ata nuk i shqyrtojnë me kujdes rregullat e tua.+
156 E madhe është mëshira jote, o Jehova!+
Sipas vendimeve të tua gjyqësore më ruaj gjallë!+
157 Përndjekësit dhe kundërshtarët e mi janë të shumtë,+
por unë nuk u shmangem përkujtuesve të tu.+
158 I kam parë ata që veprojnë pabesisht,+
dhe më vjen krupë, sepse nuk i zbatojnë fjalët e tua.+
159 Shih, sa i dua urdhrat e tu!+
O Jehova, sipas dashamirësisë sate më ruaj gjallë!+
160 Brendia e fjalës sate është e vërteta,+
dhe çdo vendim i drejtë gjyqësor që jep, është i përjetshëm.+
ש [Sin] ose [Shin]
161 Princat më përndjekin pa shkak,+
por zemra ime u trembet fjalëve të tua.+
162 Unë ngazëlloj nga fjalët e tua,+
si ngazëllon ai që gjen plaçkë të madhe.+
163 E urrej gënjeshtrën.+ Ajo më është pështirosur.+
Por e dua ligjin tënd.+
164 Shtatë herë në ditë të lëvdoj+
për vendimet e tua të drejta gjyqësore.+
165 Ata që e duan ligjin tënd, kanë paqe të madhe,+
dhe s’ka gjë që t’i pengojë.+
166 O Jehova, unë shpresoj në shpëtimin që sjell ti,+
dhe ndjek urdhërimet e tua!+
167 Shpirti im i zbaton përkujtuesit e tu,+
dhe i do fort.+
168 Unë i zbatoj urdhrat dhe përkujtuesit e tu,+
sepse tërë udhët e mia janë para teje.+
ת [Ta]
169 O Jehova, ardhtë para teje britma ime përgjëruese!+
Sipas fjalës sate, më ndihmo të kuptoj.+
170 Ardhtë para teje kërkesa ime për hir!+
Sipas fjalëve të tua, më shpëto.+
171 Nga buzët e mia gurgullofshin lavde,+
sepse ti më mëson rregullat e tua!+
172 Goja ime këndoftë fjalët e tua,+
sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta!+
173 Dora jote më ndihmoftë,+
sepse kam zgjedhur urdhrat e tu!+
174 Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin nga ti, o Jehova,+
dhe kam në zemër ligjin tënd.+
175 Jetoftë shpirti im dhe të lëvdoftë!+
Vendimet e tua gjyqësore më ndihmofshin!+
176 Po endem sa andej-këtej si dele e humbur.+ Kërkoje shërbëtorin tënd,+
sepse nuk i kam harruar urdhërimet e tua.+