147 Lëvdoni Jah,+
sepse është mirë dhe kënaqësi të këndosh
për Perëndinë tonë.+ Është e hijshme ta lëvdosh.+
2 Jehovai ndërton Jerusalemin+
dhe mbledh të shpërndarët e Izraelit.+
3 Ai shëron+ zemërvrarët+
dhe lidh plagët e tyre të dhembshme.+
4 Ai numëron yjet+
dhe i thërret të gjitha me emër.+
5 Zotëria ynë është i madh dhe plot fuqi,+
kuptueshmëria e tij s’tregohet me fjalë.+
6 Jehovai u shkon në ndihmë zemërbutëve,+
kurse të ligjtë i ul gjer në tokë.+
7 Përgjigjjuni Jehovait, duke e falënderuar,+
këndoni me harpë për Perëndinë tonë!+
8 Ai e mbulon qiellin me re,+
përgatit shiun për tokën,+
bën të mbijë bar i gjelbër në male.+
9 U jep ushqim kafshëve+
dhe zogjve të korbit që thërrasin.+
10 Ai nuk i pëlqen kuajt e fuqishëm,+
as njeriun këmbëshpejtë.+
11 Jehovait i pëlqejnë ata që i frikësohen,+
ata që presin dashamirësinë e tij.+
12 Lavdëroje Jehovain,+ o Jerusalem!
Lëvdoje Perëndinë tënd, o Sion!+
13 Ai i forcoi shulat e portave të tua;
i bekoi bijtë që janë në gjirin tënd.+
14 Ai vë paqen në territorin tënd,+
dhe të ngop me majën e grurit.+
15 Ai dërgon urdhrin e tij në tokë;+
fjala e tij rend si shigjetë.
16 Dërgon borën porsi lesh,+
shpërndan brymën porsi hi.+
17 E hedh akullin copa-copa.+
Kush mund ta durojë të ftohtët që sjell ai?+
18 Ai dërgon fjalën e tij+ dhe i shkrin,
bën të fryjë erë,+
dhe ujërat rrjedhin.
19 I tregon fjalën e tij Jakobit,+
dhe rregullat+ e ligjet e tij Izraelit.+
20 Nuk ka vepruar kështu me asnjë komb tjetër,+
dhe asnjë prej tyre nuk i ka njohur ligjet e tij.+
Lëvdoni Jah!+