146 Lëvdoni Jah!+
Lëvdo Jehovain, o shpirti im!+
2 Do ta lëvdoj Jehovain sa të kem jetë.+
Do të këndoj për Perëndinë tim sa të jem.+
3 Mos kini besim te fisnikët,+
as te ndonjë bir njeriu, që nuk sjell dot shpëtim.+
4 Kur fryma i del,+ ai kthehet prapë në dhé.+
Po atë ditë marrin fund mendimet e tij.+
5 Lum ai që ka ndihmën e Perëndisë së Jakobit,+
dhe që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+
6 që bëri qiellin dhe tokën,+
detin dhe gjithçka është në ta,+
tek Ai që mbetet besnik përgjithnjë,+
7 që u jep të drejtën të shtypurve,+
dhe bukë të uriturve.+
Jehovai i liron ata që janë në vargonj.+
8 Jehovai u hap sytë të verbërve.+
Jehovai ngre të kërrusurit.+
Jehovai i do të drejtët.+
9 Jehovai i mbron të ardhurit,+
i çliron jetimët dhe vejushat,+
por të ligjve ua bën udhën+ të shtrembër.+
10 Jehovai do të jetë mbret përjetë,+
po, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi!+
Lëvdoni Jah!+