Miktam i Davidit.
16 Më ruaj, o Perëndi, se te ti kam gjetur strehë!+
2 I thashë Jehovait: «Ti je Jehovai; mirësia ime nuk të sjell dobi ty,+
3 por të shenjtëve që janë në tokë.
Këta të lavdishëm më japin shumë kënaqësi.+
4 Dhembjet e atyre që rendin pas një perëndie tjetër, do të shtohen.+
Unë nuk do të sjell para teje blatimet në pije, të bëra me gjak,+ që bëjnë ata,
dhe atyre nuk do t’ua zë emrin me gojë.+
5 Adhurimi yt, o Jehova, është pjesa e trashëgimisë+ dhe e kupës sime.+
Ti e ruan të sigurt shortin tim.
6 Shorti më ra në vende të këndshme.+
Vërtet, më pëlqen trashëgimia që më ra.
7 Unë do të bekoj Jehovain, që më këshilloi.+
Edhe natën veshkat e mia më ndreqën.+
8 E kam Jehovain gjithnjë para syve.+
Nuk do të lëkundem, pasi ai është në të djathtën time.+
9 Ndaj zemra më gëzon dhe gjithë qenia ime ngazëllon.+
Trupi im do të prehet i sigurt.+
10 Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol,+
dhe nuk do të lejosh që shërbëtori yt besnik të shohë gropën.+
11 Ti do të më njohësh me shtegun e jetës.+
Kur jam para teje, ngopem me gëzim.+
Në të djathtën tënde gjithnjë gjen ëndje.+