Psalm i Davidit.
א [ʼÁlef]
25 O Jehova, drejt teje, e ngre shpirtin tim.+
ב [Beth]
2 O Perëndia im, kam besim te ti,+
ndaj mos u turpërofsha!
Mos ngazëllofshin armiqtë e mi për mundimin tim!+
ג [Gímel]
3 Po, kush shpreson te ti, nuk do të turpërohet,+
por do të turpërohen të pabesët, ndonëse nuk ia dalin mbanë!+
ד [Dáleth]
4 Më bëj të njoh udhët e tua, o Jehova,+
më mëso shtigjet e tua.+
ה [Heʼ]
5 Më bëj të eci në të vërtetën tënde dhe më mëso,+
sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim.+
ו [Ua]
Te ti unë shpresoj gjithë ditën.+
ז [Zájin]
6 Kujto, o Jehova, mëshirën+ dhe dashamirësinë+ tënde,
sepse i ke shfaqur brez pas brezi.+
ח [Heth]
7 Mos i kujto mëkatet e rinisë dhe shkeljet e mia,+
por më kujto sipas dashamirësisë sate,+
për hir të mirësisë sate, o Jehova.+
ט [Teth]
8 Jehovai është i mirë dhe i drejtë,+
ja pse i mëson mëkatarët të ecin në udhën e drejtë.+
י [Jodh]
9 Ai i bën zemërbutët të ecin sipas ligjeve të tij,+
dhe u mëson atyre udhën e vet.+
כ [Haf]
10 Të gjitha shtigjet e Jehovait janë dashamirësi dhe besnikëri
për ata që ruajnë besëlidhjen+ dhe përkujtuesit+ e tij.
ל [Lámedh]
11 Për hir të emrit tënd, o Jehova,+
fale fajin tim, se është mjaft i madh.+
מ [Mem]
12 Atë që ka frikë nga Jehovai,+
ai e mëson të ecë në udhën që zgjedh.+
נ [Nun]
13 Shpirti do t’i prehet në mirësi,+
dhe pasardhësit e tij do të zotërojnë tokën.+
ס [Sámeh]
14 Ata që i frikësohen Jehovait, gëzojnë një miqësi të ngushtë me të,+
dhe besëlidhja e tij është për ta, me qëllim që ta njohin.+
ע [ʽÁjën]
15 Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Jehovai,+
sepse ai m’i nxjerr këmbët nga rrjeta.+
פ [Peʼ]
16 Ktheje fytyrën nga unë dhe më jep hir,+
sepse jam vetmitar dhe i munduar.+
צ [Cadhé]
17 Brengat e zemrës më janë shtuar.+
Më nxirr nga hallet e mia.+
ר [Resh]
18 Shih mundimin dhe telashin tim,+
e fali të gjitha mëkatet e mia.+
19 Shih sa janë shtuar armiqtë e mi,+
dhe si më shfaqin urrejtje të tërbuar.+
ש [Shin]
20 Ruaje shpirtin tim dhe më çliro.+
Jam strehuar te ti, ndaj mos u turpërofsha!+
ת [Ta]
21 Integriteti dhe drejtësia më mbrojtshin,+
sepse kam shpresuar te ti!+
22 O Perëndi, shpengoje Izraelin nga të gjitha brengat e tij!+