Dirigjuesit. Maskil. Psalm i Davidit, kur Doeg edomiti vajti te Sauli dhe i tha se Davidi kishte shkuar te shtëpia e Ahimelekut.+
52 Pse krenohesh me të keqen, o i fuqishëm?+
Dashamirësia e Perëndisë zgjat gjithë ditën.+
2 Gjuha jote e mprehtë si brisk thur plane për të sjellë mundime+
duke vepruar me mashtrim.+
3 Ti e ke dashur të keqen më shumë se të mirën,+
ke dashur më shumë të gënjesh se të flasësh me drejtësi.+ Selah.
4 Ti, o gjuhë mashtruese,+
i ke dashur të gjitha fjalët që rrënojnë.+
5 Vetë Perëndia do të të rrëzojë përgjithmonë.+
Ai do të të shembë përdhe, do të të shkulë nga tenda jote+
e do të të çrrënjosë nga vendi i të gjallëve.+ Selah.
6 Të drejtët do ta shohin këtë e do të kenë frikë.+
Ata do të qeshin me ty.+
7 Ky është ai që nuk e bën Perëndinë si fortesën e vet,+
por që ka besim te bollëku i pasurive të tij,+
që gjen strehë te mundimet që shkakton.+
8 Por unë do të jem si një pemë ulliri e harlisur+ në shtëpinë e Perëndisë;
te dashamirësia e Perëndisë do të kem besim përjetë, po, përgjithmonë.+
9 Unë do të të përlëvdoj përjetë për veprat që ke bërë+
dhe do të shpresoj tek emri yt, sepse kjo gjë është e mirë në sytë e besnikëve të tu.+