Psalmet
Dirigjuesit. Këngë e Davidit. Kur profeti Natan vajti tek ai, pasi kishte pasur marrëdhënie me Betshebën.+
51 Jepmë hir, o Perëndi, sipas dashamirësisë sate!+
Fshiji shkeljet e mia, sipas mëshirës sate të madhe!+
4 Kundër teje, vetëm kundër teje kam mëkatuar.+
Kam bërë atë që është e keqe në sytë e tu,+
që ti të dalësh i drejtë kur flet+
dhe i kulluar kur gjykon.+
6 Ti ke gjetur kënaqësi te besnikëria që gjendet brenda meje.+
Në skutat e thella të zemrës sime bëmë të njoh tërë mençurinë.+
8 Bëmë të ndiej tingujt e ngazëllimit dhe të gëzimit,+
që kockat e dërrmuara prej teje, të jenë të gëzuara!+
10 Krijo tek unë një zemër të kulluar, o Perëndi,+
dhe vër brenda meje një frymë të re, të palëkundur!+
12 Më rikthe ngazëllimin e shpëtimit prej teje,+
dhe më mbështet duke më dhënë një frymë të gatshme!+
14 Çliromë nga faji i gjakut,+ o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim,+
që gjuha ime të tregojë drejtësinë tënde me gëzim!+
16 Sepse ty nuk të kënaqin flijimet, përndryshe do të t’i jepja;+
blatimet e plota të djegura nuk të pëlqejnë.+