Psalmet
Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
65 O Perëndi, për ty ka lëvdim, para teje heshtin në Sion.+
Zotimi i marrë para teje, do të plotësohet.+
2 O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijë çdo njeri.+
4 Lum ai që ti e zgjedh dhe e afron+
që të rrijë në oborret e tua.+
Pa dyshim do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate+
dhe të vendit të shenjtë të tempullit tënd.+
5 Ti do të na përgjigjesh me gjëra të frikshme, që janë bërë me drejtësi,+
o Perëndi i shpëtimit tonë,+
Siguria e tërë skajeve të tokës dhe e njerëzve larg në det.+
8 Banorët e viseve më të thella do të frikësohen nga shenjat e tua.+
Ti bën që agimi dhe muzgu të lëshojnë britma të gëzuara.+
9 Ti e ke drejtuar vëmendjen nga toka, që t’i japësh begati,+
po, ti e pasuron shumë atë.
Rrëkeja nga Perëndia është plot ujë,+
që drithi të mos mungojë.+
Sepse kështu e ke bërë gati tokën.+