Psalmet
Për Solomonin.
2 Ai mbrojttë me drejtësi çështjen e popullit tënd,+
dhe me vendim gjyqësor çështjen e të munduarve!+
4 Le t’i gjykojë ai të munduarit e popullit,+
le t’i shpëtojë bijtë e të varfrit
dhe le ta dërrmojë mashtruesin.
7 Në ditët e tij, i drejti do të lulëzojë,+
dhe paqja do të jetë pa fund derisa të mos ketë më hënë.+
10 Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve+
do të paguajnë haraç.+
Mbretërit e Shebës dhe të Sebës
do të sjellin një dhuratë.+
12 Sepse ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë,+
si dhe të munduarin e këdo që nuk ka kush e ndihmon.+
14 Nga shtypja dhe dhuna, do t’ua shpengojë shpirtin,
dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.+
15 Le të jetojë+ e le t’i jepet ca nga ari i Shebës.+
Për të le të bëhen vazhdimisht lutje.
I bekuar të jetë gjithë ditën!+
16 Në tokë do të ketë drithë me bollëk,+
edhe në majat e maleve drithi do të vërshojë.+
Fryti i mbretit do të jetë si në Liban,+
dhe ata që janë nga qyteti, do të lulëzojnë si bimësia e tokës.+
17 Emri i mbretit qoftë në jetë të jetëve!+
Emri i tij le të mbetet sa të jetë dielli,
dhe me anë të mbretit, le të bekohen njerëzit.+
Të gjitha kombet le ta shpallin të lumtur!+