Proverbat
4 Dëgjojeni, o bij, disiplinën e një ati+ dhe kushtojini vëmendje, që të fitoni kuptueshmëri.+ 2 Sepse kam për t’ju dhënë mësime të mira.+ Mos e lini ligjin tim.+ 3 Sepse isha një bir i vërtetë për tim atë;+ i brishtë dhe i dashur* për nënën time.+ 4 Ai më mësonte+ e më thoshte: «Zemra+ jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+ Ruaji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+ 5 Fito mençuri,+ fito kuptueshmëri.+ Mos i harro dhe mos u largo prej thënieve të gojës sime.+ 6 Mos e lër mençurinë, dhe ajo do të të ruajë. Duaje, dhe ajo do të të mbrojë. 7 Mençuria është gjëja parësore.+ Fito mençuri dhe me gjithçka që fiton, fito kuptueshmëri.+ 8 Vlerësoje shumë, dhe ajo do të të lartësojë.+ Do të të japë lavdi, sepse e ke përqafuar.+ 9 Një kurorë nuri+ do t’i japë kokës sate; do të të falë një kurorë bukurie.»+
10 Dëgjo, biri im, dhe pranoji fjalët e mia.+ Atëherë të shumta do të bëhen vitet e jetës sate.+ 11 Do të të mësoj edhe në udhën e mençurisë;+ do të bëj që të shkelësh në shtigjet e drejtësisë.+ 12 Kur të ecësh, hapi yt nuk do të kufizohet,+ dhe nëse vrapon, nuk do të pengohesh.+ 13 Rroke disiplinën,+ mos e lër të ikë.+ Ruaje, sepse ajo është jeta jote.+
14 Mos hyr në shtegun e të ligjve+ dhe mos shko drejt e në udhën e të këqijve.+ 15 Shmange atë,+ mos kalo andej;+ largohu prej saj dhe kalo.+ 16 Sepse ata nuk flenë po të mos bëjnë të keqen+ dhe gjumi u tretet po të mos pengojnë dikë.+ 17 Sepse ushqehen me bukën e ligësisë+ dhe pinë verën e veprave të dhunshme.+ 18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+ 19 Udha e të ligjve është si terri;+ ata s’e marrin vesh se ku pengohen.+
20 Biri im, kushtoju vëmendje+ fjalëve të mia. Ktheje veshin+ nga thëniet e mia. 21 Mos u largofshin nga sytë e tu!+ Mbaji në mes të zemrës sate.+ 22 Sepse ato janë jetë për ata që i gjejnë+ dhe shëndet për gjithë trupin e tyre.+ 23 Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën,+ sepse prej saj dalin burimet e jetës.+ 24 Largoje nga vetja të folurin dredharak+ dhe vëri larg teje+ buzët hileqare. 25 Sytë e tu duhet të shikojnë drejt përpara.+ Po, sytë e tu duhet të ngulen drejt përpara teje.+ 26 Sheshoje rrugën ku ecin këmbët e tua,+ dhe gjithë udhët e tua le të bëhen të patundura.+ 27 Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+ Hiqe këmbën nga e keqja.+