Isaia
40 «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim,—thotë Perëndia juaj.+— 2 I flitni zemrës së Jerusalemit+ dhe i thoni që shërbimi i tij i detyruar ka mbaruar+ dhe që faji i tij është shlyer.+ Sepse mori nga dora e Jehovait ndëshkimin e plotë për tërë mëkatet e tij.»+
3 Dëgjoni! Dikush thërret në shkretëtirë:+ «Pastroni udhën e Jehovait.+ Sheshoni rrugën për Perëndinë tonë, rrugën që kalon përmes rrafshinës së shkretë.+ 4 Le të ngrihen luginat+ dhe le të ulen malet e kodrat.+ Vendi me gunga të rrafshohet dhe terreni i thyer të bëhet i rrafshët.+ 5 Lavdia e Jehovait do të zbulohet+ dhe do ta shohë çdo mish,+ sepse këtë e tha vetë Jehovai me gojën e tij.»+
6 Dëgjo! Dikush thotë: «Thërrit!»+ Tjetri ia kthen: «Ç’të thërras?»
«Çdo mish është si bari i gjelbër, dhe gjithë dashamirësia e tyre është si lulja e fushës.+ 7 Bari u tha, lulja u vyshk,+ sepse mbi to fryu fryma e Jehovait.+ Po, njerëzit janë si bari i gjelbër.+ 8 Bari thahet, lulja vyshket,+ por fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»+
9 Ngjitu mbi një mal të lartë,+ o grua që sjell një lajm të mirë për Sionin!+ Bërtit me sa fuqi që ke, o grua që sjell një lajm të mirë për Jerusalemin!+ Bërtit e mos ki frikë.+ Thuaju qyteteve të Judës: «Ja Perëndia juaj.»+ 10 Zotëria Sovran Jehova do të vijë si një i fortë dhe krahu i vet do të sundojë në emër të tij.+ Me vete ka një shpërblim+ dhe para tij ka një pagë.+ 11 Ai do ta kullotë kopenë e tij si një bari.+ Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij+ e do t’i mbajë në gji+ dhe do t’i drejtojë me kujdes ato që ushqejnë të vegjlit me qumësht.+
12 Kush ka arritur t’i matë ujërat në gropën e dorës?+ Kush i ka matur qiejt me pëllëmbë?+ Kush ka arritur ta matë pluhurin e tokës?+ Kush i ka peshuar malet me kandar dhe kodrat me peshore? 13 Kush mund ta matë frymën e Jehovait dhe kush mund t’i tregojë ndonjë gjë si këshilltari i tij?+ 14 Me kë u këshillua që ai t’i jepte mend? Kush ia mëson shtegun e drejtësisë? Kush i jep njohuri+ ose i tregon udhën e kuptueshmërisë së vërtetë?+
15 Ja, kombet janë si një pikë uji në një kovë. Për të ato janë si shtresa e hollë e pluhurit në peshore.+ Ja, ai i ngre ishujt+ si të ishin pluhur i imët. 16 As pyjet e Libanit nuk mjaftojnë për ta mbajtur zjarrin ndezur dhe as kafshët+ e tij nuk mjaftojnë për një blatim të djegur.+ 17 Tërë kombet nuk janë asgjë para tij.+ Për të, ato janë një hiç dhe një kotësi.+
18 Me kë mund ta përngjasoni Perëndinë+ dhe ç’gjë të ngjashme mund t’i vini përbri?+ 19 Artizani derdh shëmbëlltyrën,+ metalpunuesi e vesh me ar+ dhe bën zinxhirë prej argjendi.+ 20 Druri që zgjidhet si kontribut, nuk është i kalbur.+ Pastaj kërkohet një artizan i zoti që të gdhendë një shëmbëlltyrë+ që s’ka për të lëvizur vendit.+
21 Nuk e dini, vallë? Nuk e keni dëgjuar? Nuk jua kanë treguar që nga fillimi? Nuk e keni kuptuar që kur u hodhën themelet e tokës?+ 22 Është Dikush që banon mbi rruzullin e tokës,+ banorët e së cilës janë si karkaleca. Ai i shpalos qiejt si një vel të hollë dhe i shtrin si një tendë banimi.+ 23 Ai i katandis zyrtarët e lartë në hiç dhe i kthen gjykatësit e tokës në kotësi.+
24 Ata ende nuk janë mbjellë mirë, ende nuk janë futur mirë në tokë+ dhe cungu i tyre ende nuk ka lëshuar rrënjë mirë. Mjafton t’u frysh dhe thahen.+ Stuhia i merr me vete si të ishin kashtë.+
25 «Me kë mund të më përngjasoni, që të bëhem i barabartë me të?—thotë i Shenjti.+— 26 Ngrini sytë lart dhe shikoni. Kush i krijoi këto gjëra?+ Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve të llogaritur me numër dhe e thërret secilin me emër.+ Falë energjisë së tij dinamike+ dhe fuqisë së tij të madhe, nuk mungon asnjë prej tyre.
27 O Jakob, o Izrael, pse thua: ‘Udha ime ka mbetur e fshehur për Jehovain+ dhe padrejtësitë ndaj meje u kanë shpëtuar syve të Perëndisë.’+ 28 Nuk e keni marrë vesh? Nuk e keni dëgjuar?+ Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës, është Perëndi i përjetshëm.+ Ai as nuk lodhet e as nuk rraskapitet.+ Kuptueshmëria e tij është e pahetueshme.+ 29 Ai i jep fuqi të lodhurit,+ ndërsa atij që s’ka forcë për të bërë asgjë, i jep fuqi me bollëk.+ 30 Djemtë do të lodhen e do të rraskapiten, dhe të rinjtë nuk do t’i mbajnë më këmbët, 31 por ata që shpresojnë+ te Jehovai, do të rimarrin fuqi.+ Ata do të ngrihen me krahë si shqiponjat,+ do të vrapojnë e s’do të rraskapiten, do të ecin e s’do të lodhen.»+