Numrat
17 Jehovai i tha Moisiut: 2 «Folu bijve të Izraelit dhe merr një shkop+ për çdo shtëpi atërore nga të gjithë prijësit+ e tyre, sipas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shkopinj. Do të shkruash emrin e secilit në shkopin e vet. 3 Emrin e Aaronit do ta shkruash në shkopin e Levit, sepse ka vetëm një shkop për kreun e asaj shtëpie atërore. 4 Pastaj vëri ata në tendën e takimit, para Dëshmisë,+ ku unë shfaqem rregullisht para jush.+ 5 Shkopi i atij që do të zgjedh,+ do të lëshojë sythe. Kështu do t’i fashit murmuritjet+ që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje dhe kundër jush.»+
6 Moisiu ua tha këtë bijve të Izraelit, dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë nga një shkop, sipas shtëpive të tyre atërore, domethënë dymbëdhjetë shkopinj.+ Mes shkopinjve të tyre ishte edhe shkopi i Aaronit.+ 7 Atëherë Moisiu i vuri shkopinjtë para Jehovait në tendën e Dëshmisë.+
8 Të nesërmen, kur Moisiu hyri në tendën e Dëshmisë, ja, shkopi i Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lëshuar sythe. Ai kishte nxjerrë sythe, kishte çelur lule dhe kishte nxjerrë bajame të bëra. 9 Atëherë Moisiu i nxori para tërë bijve të Izraelit të gjithë shkopinjtë që kishin qenë para Jehovait, dhe ata i panë e morën secili shkopin e vet.
10 Më pas Jehovai i tha Moisiut: «Vëre përsëri shkopin e Aaronit+ para Dëshmisë që të ruhet si shenjë+ për bijtë e rebelimit,+ që murmuritjet e tyre kundër meje të pushojnë e ata të mos vdesin.» 11 Moisiu bëri menjëherë siç e urdhëroi Jehovai. Ai bëri pikërisht ashtu.
12 Bijtë e Izraelit i thanë Moisiut: «Tani po që do të japim frymë e do të marrim fund; po, do të marrim fund+ të gjithë. 13 Kush i afrohet+ tabernakullit të Jehovait, vdes.+ Mos duhet të marrim fund, duke dhënë frymë në këtë mënyrë?»+