22 Atje do të të shfaqem dhe, nga lart kapakut,+ mes dy kerubinëve që ndodhen mbi arkën e dëshmisë, do të flas me ty dhe do të të them të gjitha urdhërimet për bijtë e Izraelit.+
42 Është një blatim i djegur i vazhdueshëm,+ që do ta paraqitni brez pas brezi në hyrje të tendës së takimit para Jehovait, ku unë do të shfaqem për të folur me ty.+
36 Pak nga ai bluaje e bëje pluhur të imët dhe vër ca para Dëshmisë në tendën e takimit,+ ku unë do të të shfaqem.+ Duhet të jetë për ju diçka shumë e shenjtë.
2 Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit, vëllait tënd, që të mos hyjë në çdo kohë në vendin e shenjtë,+ brenda perdes,+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të jem i pranishëm te reja+ mbi kapak.+