Numrat
34 Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 2 «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ju po hyni në vendin e Kanaanit,+ dhe ky është vendi që do të merrni si trashëgimi,+ po, Kanaani sipas kufijve të tij.+
3 Krahu jugor do të jetë nga shkretëtira e Zinit përgjatë Edomit,+ dhe kufiri jugor do të jetë nga skaji i Detit të Kripur+ në drejtim të lindjes. 4 Pastaj kufiri do të kthejë drejt jugut të së përpjetës së Akrabimit,+ për të kaluar nëpër Zin, dhe fundi i tij do të jetë në jug të Kadesh-Barneas.+ Ai do të zgjatet deri në Hazar-Adar+ për të kaluar nëpër Azmon. 5 Në Azmon kufiri do të kthejë drejt luginës së përroit të Egjiptit+ dhe do të mbarojë në Det.*+
6 Si kufi në perëndim+ do të jetë bregu i Detit të Madh. Ky do të jetë kufiri juaj në perëndim.
7 Kufirin në veri do ta shënoni nga Deti i Madh deri në malin e Horit.+ 8 Nga mali i Horit kufiri do të shkojë deri në hyrje të Hamathit+ dhe do të mbarojë në Zedad.+ 9 Pastaj kufiri do të vazhdojë drejt Zifronit dhe do të mbarojë në Hazar-Enan.+ Ky do të jetë kufiri juaj në veri.
10 Pastaj si kufirin tuaj në lindje do të shënoni nga Hazar-Enani deri në Shefam. 11 Më pas kufiri do të zbresë nga Shefami deri në Riblah, që është në lindje të Ainit, dhe do të shkojë deri në shpatet lindore që bien mbi detin e Kineretit.+ 12 Pastaj do të zbresë drejt Jordanit dhe do të mbarojë në Detin e Kripur.+ Ky do të jetë vendi juaj,+ sipas kufijve rreth e përqark.’»
13 Kështu, Moisiu i urdhëroi bijtë e Izraelit: «Ky është vendi që do të ndani me short+ midis jush dhe që Jehovai urdhëron t’u jepet nëntë fiseve e gjysmë,+ 14 sepse bijtë e fisit të Rubenit, sipas shtëpive të tyre atërore, dhe bijtë e fisit të Gadit, sipas shtëpive të tyre atërore, tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre bashkë me gjysmën e fisit të Manaseut.+ 15 Këto dy fise e gjysmë tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në viset e Jordanit, që shtrihen përballë Jerikosë, në anën lindore, andej nga lind dielli.»+
16 Jehovai i tha akoma Moisiut: 17 «Burrat që do të ndajnë vendin për ju, janë prifti Eleazar+ dhe Josiu, biri i Nunit.+ 18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis që të bëni ndarjen e vendit.+ 19 Emrat e burrave janë: Kalebi, biri i Jefunehut,+ nga fisi i Judës;+ 20 Shemueli, biri i Amihudit, nga bijtë e fisit të Simeonit;+ 21 Elidadi, biri i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;+ 22 Buki, biri i Joglit, prijës nga bijtë e fisit të Danit;+ 23 Hanieli, biri i Efodit, për bijtë e Jozefit,+ prijës nga bijtë e fisit të Manaseut;+ 24 Kemueli, biri i Shiftanit, prijës nga bijtë e fisit të Efraimit;+ 25 Elizafani, biri i Parnakut, prijës nga bijtë e fisit të Zabulonit;+ 26 Paltieli, biri i Azanit, prijës nga bijtë e fisit të Isakarit;+ 27 Ahihudi, biri i Shelomit, prijës nga bijtë e fisit të Asherit+ 28 dhe Pedaheli, biri i Amihudit, prijës nga bijtë e fisit të Neftalit.»+ 29 Këta janë burrat që Jehovai i urdhëroi t’u ndanin tokat bijve të Izraelit në vendin e Kanaanit.+