Psalmi
Lëvdoni Perëndinë në vendin e tij të shenjtë!+
Lëvdojeni nën kupën qiellore ku shpaloset fuqia e tij!*+
2 Lëvdojeni për veprat e fuqishme!+
Lëvdojeni për madhështinë e tij të pafund!+
3 Lëvdojeni me tingujt e bririt!+
Lëvdojeni me instrumente me tela e me harpë!+
4 Lëvdojeni me dajre+ e me valle!
Lëvdojeni duke u rënë telave+ dhe fyellit!*+
5 Lëvdojeni me cimbale tingëlluese!
Lëvdojeni me cimbale kumbuese!+
6 Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!