Gjykatësit
6 Më pas, bijtë e Izraelit nisën të bënin ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Kështu, Jehovai i dha ata në duart e Midianit+ për shtatë vjet 2 dhe Midiani e shtypte gjithnjë e më shumë Izraelin.+ Nga frika e Midianit, bijtë e Izraelit bënë gati depot e nëndheshme në male, si edhe shpellat e vendet ku ishte e vështirë të arrije.+ 3 E ja çfarë ndodhte: kur Izraeli mbillte farë,+ Midiani, Amaleku+ dhe popujt e lindjes+ suleshin kundër tij. 4 Ata ngrinin kampin për të luftuar kundër tyre, u prishnin prodhimet e tokës deri në Gazë dhe nuk linin asgjë në Izrael, as ushqim, as dhen, as gjedhë e as gomarë.+ 5 Ata ngjiteshin me bagëtinë dhe me tendat e tyre. Vinin të shumtë si karkalecat.+ Ata dhe devetë e tyre s’kishin të numëruar+ dhe vinin për të rrënuar vendin.+ 6 Izraeli u varfërua shumë për shkak të Midianit dhe bijtë e Izraelit zunë t’i thërritnin Jehovait për ndihmë.+
7 Meqë bijtë e Izraelit i thirrën për ndihmë Jehovait për shkak të Midianit,+ 8 Jehovai u dërgoi bijve të Izraelit një profet,+ i cili u tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Unë isha ai që ju nxora nga Egjipti,+ nga shtëpia e skllavërisë.+ 9 Ju çlirova nga dora e Egjiptit dhe nga duart e tërë shtypësve tuaj, i dëbova dhe ju dhashë vendin e tyre.+ 10 Madje ju thashë: ‘Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+ Mos adhuroni perënditë e amoritëve,+ në vendin e të cilëve po banoni.’+ Por ju nuk e dëgjuat zërin tim.”»+
11 Më pas, engjëlli i Jehovait erdhi+ dhe u ul poshtë pemës së madhe që ishte në Ofrah e që i përkiste Joashit, një abiezeriti.+ Ndërkohë i biri, Gideoni,+ po rrihte grurin në shtypësen e rrushit, që ta fshihte shpejt nga midianitët. 12 Atëherë engjëlli i Jehovait iu shfaq dhe i tha: «Jehovai është me ty,+ o trim i fuqishëm!» 13 Me të dëgjuar këto, Gideoni i tha: «Të më falësh, imzot, por nëse Jehovai është me ne, atëherë pse na ka rënë gjithë kjo e keqe+ dhe ku janë tërë veprat e tij të mrekullueshme+ që na tregonin+ etërit tanë, kur thoshin: ‘A nuk na nxori Jehovai nga Egjipti?’+ Por tani Jehovai na ka braktisur+ e na ka lënë në duart e Midianit.» 14 Atëherë Jehovai u kthye drejt tij dhe tha: «Me këtë fuqi+ që ke, shko ti dhe shpëtoje Izraelin nga duart e Midianit.+ A nuk jam unë që po të dërgoj?»+ 15 Por ai ia ktheu: «Të më falësh, o Jehova, por me se ta shpëtoj Izraelin?+ Ja, familja ime* është më e vogla në Manase dhe unë jam më i vogli i shtëpisë së atit tim.»+ 16 Por Jehovai i tha: «Po do të jem unë me ty+ e ti do ta mundësh Midianin+ si të ishte një njeri i vetëm.»
17 Atëherë ai i tha: «Nëse kam gjetur hir në sytë e tu,+ bëj një shenjë për mua se ti je ai që po më flet.+ 18 Të lutem, mos u largo që këtu, gjersa të vij,+ të sjell dhuratën time e të ta vendos përpara.»+ Ai ia ktheu: «Do të rri ulur këtu, gjersa ti të kthehesh.» 19 Kështu, Gideoni vajti e përgatiti një kec+ dhe kuleç+ të ndormë me një efë miell. Mishin e vuri në shportë, kurse lëngun në kazan, e pas kësaj ia çoi atij poshtë pemës së madhe dhe ia shtroi përpara.
20 Mirëpo engjëlli i Perëndisë së vërtetë i tha: «Merre mishin dhe kuleçtë e ndormë. Vendosi mbi atë shkëmbin e madh+ atje tej dhe derdh mbi to lëngun.» E ai bëri kështu. 21 Pastaj engjëlli i Jehovait shtriu shkopin që kishte në dorë dhe me majën e tij preku mishin dhe kuleçtë e ndormë. Sakaq nga shkëmbi u ngrit një zjarr që përpiu mishin dhe kuleçtë e ndormë,+ kurse engjëlli i Jehovait iu zhduk nga sytë. 22 Kështu, Gideoni e kuptoi se ai kishte qenë engjëlli i Jehovait.+
Sakaq Gideoni tha: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! Unë e paskam parë sy më sy+ engjëllin e Jehovait!» 23 Por Jehovai i tha: «Paqja qoftë me ty!+ Mos ki frikë+ se nuk do të vdesësh.»+ 24 Kështu, Gideoni i ndërtoi atje Jehovait një altar,+ i cili vazhdon të quhet+ Jehova-Shalom deri sot e kësaj dite. Ai gjendet edhe sot në Ofrahun+ e abiezeritëve.
25 Gjatë asaj nate Jehovai i tha: «Merr demin e ri të babait tënd, atë të dytin që është shtatëvjeçar, shemb altarin e Baalit+ që ka babai yt dhe prit shtyllën e shenjtë që është pranë tij.+ 26 Ndërto në majë të kësaj fortese një altar për Jehovain, Perëndinë tënd, duke i vënë gurët në radhë. Merr pastaj demin e dytë dhe flijoje si blatim të djegur mbi copat e drurit të shtyllës së shenjtë që do të presësh.» 27 Kështu, Gideoni mori dhjetë burra nga shërbëtorët e tij dhe bëri siç i tha Jehovai,+ por meqë kishte shumë frikë nga ata të shtëpisë së të atit dhe nga burrat e qytetit ta bënte këtë gjë ditën, e bëri natën.+
28 Kur burrat e qytetit u çuan si zakonisht herët në mëngjes, panë që altari i Baalit ishte rrëzuar, shtylla e shenjtë,+ që ishte pranë tij, ishte prerë, dhe mbi altarin që ishte ndërtuar, ishte flijuar demi i dytë. 29 Atëherë zunë t’i thoshin njëri-tjetrit: «Kush e bëri këtë?» Pasi pyetën dhe kërkuan, në fund atyre u thanë: «E bëri Gideoni, biri i Joashit.» 30 Atëherë burrat e qytetit i thanë Joashit: «Nxirre jashtë tët bir që ta vrasim,+ se rrëzoi altarin e Baalit dhe preu shtyllën e shenjtë që ishte pranë tij.» 31 Joashi+ u tha të gjithë atyre që ishin ngritur kundër tij:+ «Do ta bëni ju mbrojtjen e Baalit, për të parë se mos e shpëtoni? Kush mbron atë, duhet të vritet që këtë mëngjes.+ Nëse ai është Perëndi,+ le të mbrohet vetë,+ sepse altarin e tij kanë rrëzuar.» 32 Prandaj atë ditë ai nisi ta quante atë Jerubaal,+ sepse thoshte: «Baali le të mbrohet vetë, sepse altarin e tij kanë rrëzuar.»+
33 Tërë Midiani,+ Amaleku+ dhe popujt e lindjes+ u mblodhën së bashku si një trup i vetëm,+ kaluan matanë dhe ngritën kampin në ultësirën e Jezreelit.+ 34 Fryma+ e Jehovait pushtoi Gideonin, që i ra bririt+ dhe abiezeritët+ u thirrën të shkonin pas tij. 35 Ai dërgoi lajmëtarë+ nëpër tërë Manaseun dhe u thirrën edhe ata të shkonin pas tij. Veç kësaj, ai dërgoi lajmëtarë edhe nëpër Asher, Zabulon dhe Neftal, të cilët u ngjitën për t’i dalë përpara.
36 Pastaj Gideoni i tha Perëndisë së vërtetë: «Për të parë nëse do ta shpëtosh Izraelin nëpërmjet meje, si premtove,+ 37 unë do të lë një bashkë leshi të zbuluar në lëmë. Nëse do të ketë vesë vetëm mbi bashkën, por tërë vendi përreth do të mbetet i thatë, atëherë do të jem i sigurt se ti do ta shpëtosh Izraelin nëpërmjet meje, si premtove.» 38 Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen si u ngrit herët, ai shtrydhi bashkën e leshit dhe nxori prej saj një kupë të madhe plot me ujë. 39 Megjithatë Gideoni i tha Perëndisë së vërtetë: «Mos u ndeztë zemërimi yt kundër meje, por më lër të flas edhe një herë. Lërmë, të lutem, edhe një herë tjetër të bëj një provë me bashkën e leshit. Le të mbetet e thatë vetëm bashka, kurse mbi tërë vendin përreth të ketë vesë.» 40 Dhe Perëndia bëri ashtu atë natë: vetëm bashka ishte e thatë, kurse mbi tërë vendin përreth ra vesë.