113 Lëvdoni Jah!+
Thurini lavde Jehovait, o shërbëtorë të tij!+
Lëvdoni emrin e Jehovait!+
2 Qoftë i bekuar emri i Jehovait+
tani e përgjithmonë!+
3 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij+
do të lëvdohet emri i Jehovait.+
4 Jehovai është lartësuar mbi të gjitha kombet.+
Lavdia e tij është mbi qiejt.+
5 Kush është si Jehovai, Perëndia ynë,+
që banon atje lart?+
6 Ai përkulet për të parë në qiell dhe në tokë,+
7 dhe e ngre të përvuajturin nga pluhuri.+
Ai e merr të varfrin nga gropa e hirit dhe e larton,+
8 që ta vërë të ulet me fisnikët,+
me fisnikët e popullit të tij.+
9 Ai bën që gruaja shterpë të rrojë në një shtëpi+
si nënë e gëzuar me bij.+
Lëvdoni Jah!+