Lutje e të munduarit, në rast se ligështohet dhe ia zbraz shqetësimin Jehovait.+
102 O Jehova, dëgjoje lutjen time!+
Ardhtë te ti thirrja ime për ndihmë!+
2 Mos e fshih fytyrën tënde ditën kur ta kem punën pisk.+
Ktheje veshin nga unë;+
ditën kur të të thërras, nxito e m’u përgjigj.+
3 Se ditët e mia zhduken porsi tymi,+
dhe eshtrat e mia digjen si prushi në mangall.+
4 Porsi bari i zhuritur nga dielli, zemra më është dërrmuar e tharë,+
saqë nuk më bie ndër mend të ha.+
5 Jam bërë kockë e lëkurë+
nga psherëtima ime.+
6 I përngjaj pelikanit të moçalit.+
Jam bërë si kukumjaçka e rrënojave.
7 Jam tretur
e jam bërë si zogu i vetmuar mbi çati.+
8 Armiqtë më poshtërojnë+ gjithë ditën.
Ata që më vënë në lojë, mallkojnë duke zënë në gojë emrin tim.+
9 E ha hirin si bukë,+
dhe çfarë pi, e përziej me lot,+
10 nga dënimi dhe indinjata jote;+
se më ngrite që të më flakësh tej.+
11 Ditët e mia janë si hija që zvogëlohet,+
kurse unë thahem si bari.+
12 Por ti, o Jehova, do të mbetesh përjetë+
dhe do të kujtohesh brez pas brezi.+
13 Ti do të ngrihesh e do të kesh mëshirë për Sionin,+
se ka ardhur koha t’i japësh hir,
po, ka ardhur koha e caktuar.+
14 Se shërbëtorët e tu kënaqen me gurët e tij,+
dhe pluhuri i tij u dhimbset.+
15 Kombet do t’i frikësohen emrit tënd, o Jehova,+
ndërsa tërë mbretërit e dheut lavdisë sate.+
16 Sepse Jehovai do ta ndërtojë Sionin;+
ai do të shfaqet me tërë lavdinë e tij.+
17 Ai do ta dëgjojë lutjen e skamësit,+
po, nuk do ta përbuzë lutjen e tij.+
18 Kjo të shkruhet për brezin e ardhshëm;+
dhe populli që do të lindë, do të lëvdojë Jah.+
19 Nga banesa e tij e shenjtë atje lart, ai shikon poshtë,+
nga qiejt, Jehovai shikon mbi tokë,+
20 për të dëgjuar psherëtimën e të burgosurit,+
për të zgjidhur ata që i pret vdekja;+
21 që emri i Jehovait të shpallet në Sion+
dhe ai të lëvdohet në Jerusalem,+
22 kur popujt të mblidhen tok,+
dhe mbretëritë t’i shërbejnë Jehovait.+
23 Në gjysmë të udhës, ai ma preu fuqinë,+
e m’i shkurtoi ditët.+
24 Unë thashë: «O Perëndia im,
mos më merr në mes të ditëve të mia;+
vitet e tua zgjatin brez pas brezi.+
25 Shumë kohë më parë, ti hodhe themelet e tokës,+
dhe qiejt janë vepër e duarve të tua.+
26 Ata do të zhduken, por ti do të mbetesh;+
dhe ashtu si një rrobë, ata do të treten të tërë.+
Si një rrobë do t’i zëvendësosh e radha do t’u kalojë.+
27 Por ti je gjithnjë po ai, dhe vitet e tua nuk mbarojnë.+
28 Bijtë e shërbëtorëve të tu do të mbeten aty ku banojnë,+
dhe pasardhësit e tyre gjithmonë para teje do të qëndrojnë.»+