Psalmet
Psalm i Davidit. Maskil.*
32 Lum ai që i janë falur rebelimet dhe i janë mbuluar mëkatet!+
3 Meqë unë heshtja, kockat më treteshin nga rënkimi gjithë ditën e ditës,+
4 se dora jote rëndonte mbi mua ditë e natë.+
Njomësia e jetës më është fishkur si në të nxehtin e thatë të verës.+ Selah.
5 Më në fund ta rrëfeva mëkatin tim dhe fajin që bëra nuk e mbulova,+
porse thashë: «Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Jehovait.»+
Dhe ti e fale ligësinë e mëkateve të mia.+ Selah.
6 Prandaj çdo besnik do të të lutet,+
ndërsa ti mund të gjendesh.+
Ujërat e shumta të përmbytjes atë nuk do ta prekin.+
7 Ti je streha ku fshihem, ti do të më ruash nga vuajtjet.+
Do të më rrethosh me britma gëzimi kur të më shpëtosh.+ Selah.
8 «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën që duhet të ndjekësh.+
Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.+