91 Ai që banon në vendin e fshehtë+ të Më të Lartit,+
do të gjejë strehë nën hijen e të Plotfuqishmit.+
2 Unë i them Jehovait: «Ti je streha dhe kalaja ime,+
Perëndia im, tek i cili do të kem besim.»+
3 Sepse ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,+
nga murtaja që sjell mundim.+
4 Me pendët e tij, nuk do të lejojë të afrohet kush,+
dhe ti do të strehohesh nën krahët e tij.+
Besnikëria e tij+ do të shërbejë si një mburojë+ e madhe dhe si ledh.
5 Nuk do të kesh frikë nga asnjë tmerr natën,+
as nga shigjeta+ që fluturon ditën,
6 as nga murtaja që endet në terr,+
as nga shkatërrimi që grabit në mes të ditës.+
7 Një mijë do të bien në krahun tënd
e dhjetë mijë në të djathtën tënde;
por ty këto të këqija nuk do të të afrohen.+
8 Vetëm do të shikosh me sytë e tu+
e do të vështrosh shpagimin e të ligjve.+
9 Meqë the: «Jehovai është streha ime»,+
ti e ke bërë Më të Lartin vendin tënd të sigurt.+
10 Prandaj nuk do të të bjerë asnjë e keqe,+
dhe asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate.+
11 Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty,+
që të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.+
12 Ata do të të mbajnë në duar,+
që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.+
13 Mbi luanin dhe mbi kobrën do të ecësh;+
luanin e ri me krifë dhe gjarprin e madh do t’i shkelësh.+
14 «Meqenëse ai më ka për zemër,+
unë do ta shpëtoj.+
Do ta mbroj, sepse njeh emrin tim.+
15 Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+
Do t’i rri pranë në vuajtje.+
Do ta çliroj e do t’i jap lavdi.+
16 Do ta ngop me ditë të gjata+
e do t’i tregoj shpëtimin tim.»+