Psalmet
3 Bëhu për mua një fortesë prej shkëmbi, ku të hyj vazhdimisht.+
Jep urdhër që të më shpëtojnë,+
sepse ti je shkrepi dhe kalaja ime.+
4 O Perëndia im, më shpëto nga dora e të ligut,+
nga dora e atij që vepron me padrejtësi dhe më shtyp.+
5 Sepse ti je shpresa ime,+ o Zotëri Sovran Jehova, siguria ime që nga rinia.+
6 Te ti jam mbështetur që në bark të nënës.+
Ti je Ai që më ndau nga brendësia e nënës sime.+
Ty të lëvdoj vazhdimisht.+
10 Sepse armiqtë e mi flasin për mua,+
dhe ata që përgjojnë vazhdimisht për shpirtin tim, këshillohen mes tyre,+
13 U turpërofshin, marrshin fund ata që i kundërvihen shpirtin tim!+
U mbulofshin nga poshtërimi dhe çnderimi ata që duan të më bëjnë keq!+
15 Me gojën time do të tregoj drejtësinë tënde,+
veprat e shpëtimit tënd gjithë ditën,+
sepse nuk e di sa të shumta janë.+
16 Unë do të eci me fuqinë tënde të madhe,+ o Zotëri Sovran+ Jehova!
Do të përmend drejtësinë tënde, vetëm tënden.+
18 Deri në pleqëri, kur të jem flokëzbardhur, o Perëndi, mos më lër,+
derisa t’i tregoj brezit tjetër për krahun tënd,+
të gjithë atyre që do të vijnë, për fuqinë tënde.+
19 Drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri atje lart.+
Sa për gjërat e mëdha që ke bërë,+
kush është si ti, o Perëndi?+
20 Meqë më ke bërë të kaloj shumë vuajtje dhe gjëma,+
rigjallëromë sërish.+
Nga ujërat e thella të tokës nxirrmë përsëri.+
22 Edhe unë do të të përlëvdoj me veglën me tela+
për besnikërinë tënde, o Perëndia im!+
Me harpë do të këndoj për ty, o i Shenjti i Izraelit!+