Ezekieli
27 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Ti, o bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme për Tirin+ 3 dhe thuaj:
“O ti, që rri në pragjet e detit+ e që bën tregti me popujt në shumë ishuj,+ kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ti, o Tir, ke thënë: “Bukuria ime është e përsosur.”+ 4 Territoret e tua janë në zemër të deteve.+ Ndërtuesit e tu ta kanë përsosur bukurinë.+ 5 Të gjitha dërrasat e tua janë prej dëllinje Seniri,+ dhe direkun ta bënë me cedër Libani.+ 6 Rremat t’i bënë me drurin e pemëve të mëdha të Bashanit, kurse bashin me dru qiparisi të sjellë nga ishujt e Kitimit,+ të zbukuruar me fildish. 7 Si velë të shërbente një pëlhurë e shpalosur prej liri ngjyra-ngjyra, e sjellë nga Egjipti.+ Mbulesa në kuvertë ishte endur me fill blu+ dhe lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt,+ nga ishujt e Elishahut.+
8 Banorët e Sidonit+ dhe të Arvadit+ u jepnin rremave. Mjeshtërit e tu,+ o Tir, kishin hipur te ti dhe ishin detarët e tu.+ 9 Të moshuarit e Gebalit+ dhe mjeshtërit e tij zinin të çarat e tua.+ Kishe të gjitha anijet e detit dhe marinarët e tyre për të këmbyer mallra. 10 Në forcat e tua ushtarake kishe luftëtarë nga Persia,+ Ludi+ dhe Puti.+ Ata varën te ti mburojat e përkrenaret e tyre+ dhe të dhanë madhështi. 11 Sipër mureve të tua rreth e rrotull ishin bijtë e Arvadit+ dhe forcat e tua ushtarake. Në kullat e tua rrinin burra sypatrembur, që i varnin mburojat e tyre të rrumbullakëta rreth e qark mureve të tua.+ Ata ta përsosën bukurinë.
12 Tarshishi+ bënte tregti me ty, për shkak të bollëkut të gjërave me vlerë të çdo lloji.+ Mallrat e tua këmbeheshin me argjendin, hekurin, kallajin dhe plumbin e tij.+ 13 Edhe Javani,+ Tubali+ dhe Mesheku+ bënin tregti me ty. Në këmbim të mallrave të tua të jepnin njerëz+ dhe sende bakri. 14 Togarmahu+ të jepte kuaj, kuaj lufte dhe mushka në këmbim të mallrave që i jepje. 15 Ti bëje tregti edhe me bijtë e Dedanit.+ Shumë ishuj punonin si tregtarët e tu, dhe si shpërblim* të jepnin fildish+ dhe abanoz. 16 Edomi bënte tregti me ty, për shkak të bollëkut të prodhimeve të tua. Në këmbim të mallrave të tua të jepte bruz,+ lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt, stofra ngjyra-ngjyra, copa të punuara hollë, korale dhe rubinë.
17 Juda dhe Izraeli bënin tregti me ty. Mallrat e tua këmbeheshin+ me grurë+ Miniti,+ ushqim special, mjaltë,+ vaj dhe balsam.+
18 Damasku+ bënte tregti me ty, për shkak të bollëkut të prodhimeve të tua, sepse gjërat e tua me vlerë ishin me bollëk. Në këmbim të jepte verën+ e Helbonit dhe leshin e hirtë në të kuqërremë. 19 Vedani dhe Javani nga Uzali jepnin gjërat e tyre në këmbim të mallrave të tua. Në këmbim të mallrave të tua, merrje punime me hekur të farkëtuar, kasi dhe kallam erëmirë.+ 20 Dedani+ tregtonte me ty copa të endura për t’i vënë si shalë për kuajt. 21 Arabët+ dhe të gjithë prijësit e Kedarit+ punonin si tregtarët e tu. Tregtonin për ty qengja, desh dhe cjep.+ 22 Tregtarët e Shebës+ dhe të Raamahut+ bënin tregti me ty. Mallrat e tua këmbeheshin me më të mirat e të gjitha parfumeve, me të gjitha llojet e gurëve të çmuar dhe me ar.+ 23 Harani,+ Kanehu, Edeni,+ si edhe tregtarët e Shebës,+ të Ashurit+ dhe të Kilmadit bënin tregti me ty. 24 Në pazaret e tua ata tregtonin veshje luksoze, mantele me stof blu dhe me stof ngjyra-ngjyra, qilima me material dyngjyrësh, litarë të përdredhur e të fortë.
25 Anijet e Tarshishit+ të shërbenin si karvanë për të transportuar mallrat që këmbeje, që ti të mbusheshe e të ishe shumë i lavdishëm në zemër të detit të hapur.+
26 Vozitësit të çuan në ujëra të paana.+ Era e lindjes të shpartalloi në zemër të detit të hapur.+ 27 Ditën e rënies sate, gjërat e tua me vlerë, mallrat e tua,+ artikujt e këmbimit,+ marinarët, detarët,+ ata që të zënë të çarat,+ ata që i këmbejnë mallrat me ty dhe të gjithë luftëtarët+ që ke në gjirin tënd, do të bien në zemër të detit të hapur.+
28 Nga klithmat e detarëve të tu, brigjet do të dridhen.+ 29 Të gjithë ata që u japin rremave, marinarët, të gjithë detarët do të zbresin nga anijet e do të qëndrojnë në tokë.+ 30 Ata do ta ngrenë zërin për ty dhe do të këlthasin me hidhërim.+ Do të hedhin pluhur mbi kokë+ dhe do të zhgërryhen në hi.+ 31 Ata do ta rruajnë kokën për ty,+ do të vishen me copë thesi+ dhe do të qajnë për ty, të vrerosur në shpirt+ e duke vajtuar. 32 Kur të vajtojnë për ty, do të këndojnë një këngë të përvajshme:+
“Kush është si Tiri,+ që u shua në mes të detit?+ 33 Kur mallrat e tua+ dilnin nga deti i hapur,+ ngopje shumë popuj.+ Ti i pasurove mbretërit e dheut me bollëkun e gjërave të tua me vlerë dhe të artikujve të këmbimit.+ 34 Por tani deti i hapur të ka shpartalluar dhe të ka fundosur në ujëra të thella.+ Bashkë me ty kanë marrë fund edhe artikujt e këmbimit dhe tërë kongregacioni yt.+ 35 Të gjithë banorët e ishujve+ do të shtangen dhe mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur.+ Ata kanë për t’u prerë në fytyrë.+ 36 Tregtarët e popujve do të fërshëllejnë për ty nga habia.+ Unë do të bëj që të të zënë papritur tmerret dhe nuk do të ekzistosh më kurrë.”’”»+