Amosi
3 Dëgjoni se çfarë thotë Jehovai për ju,+ o bij të Izraelit, për tërë kombin që nxora nga Egjipti:+ 2 “Nga të gjitha familjet e tokës,+ unë ju kam njohur vetëm ju.+ Prandaj do t’ju kërkoj llogari për të gjitha fajet.+
3 A mund të dalin bashkë dy veta, nëse nuk kanë lënë takim?+ 4 A ulërin luani në pyll, kur nuk ka përpara gjah?+ A nxjerr zë luani i ri në strofkë, nëse nuk ka zënë asgjë? 5 A bie zogu në një grackë në tokë, nëse nuk i është vënë një lak?+ A shkrehet gracka, nëse nuk ka zënë gjë? 6 Nëse në qytet bie briri, a nuk dridhen njerëzit?+ Nëse në qytet ndodh një e keqe, a nuk e ka shkaktuar Jehovai? 7 Zotëria Sovran Jehova nuk do të bëjë asgjë, pa ua treguar më parë çështjen e tij konfidenciale shërbëtorëve të tij, profetëve.+ 8 Luani ulëriti!+ Kush nuk do të frikësohet? Zotëria Sovran Jehova foli! Kush nuk do të profetizojë?+
9 Shpallni nëpër kullat e Ashdodit dhe nëpër kullat e Egjiptit+ fjalët: ‘Mblidhuni kundër maleve të Samarisë+ dhe shihni sa rrëmujë dhe sa të zhvatur ka atje.+ 10 Ata që i mbushin kullat e tyre me dhunë+ dhe plaçkitje, nuk ditën të bëjnë atë që është e drejtë’,+—thotë Jehovai.”
11 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Vendi është rrethuar nga një armik,+ i cili do ta thyejë forcën tënde, dhe kullat e tua do të plaçkiten.’+
12 Kështu thotë Jehovai: ‘Ashtu si bariu rrëmben nga goja e luanit dy këmbë ose një copë veshi,+ kështu do të rrëmbehen edhe bijtë e Izraelit që rrinë ulur në Samari mbi shtretër që shkëlqejnë+ dhe mbi divane të ardhura nga Damasku.+
13 Dëgjoni e dëshmojini+ shtëpisë së Jakobit,—thotë Zotëria Sovran Jehova, Perëndia i ushtrive.— 14 Sepse ditën kur t’i kërkoj llogari+ Izraelit për rebelimet e tij, do t’u kërkoj llogari edhe altarëve të Bethelit.+ Brirët e altarit do të copëtohen e do të hidhen përtokë.+ 15 Do të rrafshoj shtëpitë e dimrit+ dhe ato të verës.+
Shtëpitë prej fildishi do të zhduken+ dhe shumë shtëpi do të shkatërrohen’,+—thotë Jehovai.