Amosi
4 Dëgjojeni këtë fjalë, o lopë të Bashanit,+ që ndodheni në malin e Samarisë,+ ju që i zhvatni fukarenjtë,+ që shtypni të varfrit e që u thoni zotërinjve tuaj: ‘Sillni për të pirë.’ 2 Zotëria Sovran Jehova është betuar për shenjtërinë e tij:+ ‘Për ju do të vijë koha që ai t’ju ngrejë me çengela dhe ato që do të mbeten nga ju, me grepa.+ 3 Do të dilni nga të çarat e mureve,+ secila drejt përpara, dhe do t’ju hedhin në Harmon,—thotë Jehovai.
4 Shkoni në Bethel dhe kryeni shkelje.+ Shkoni në Gilgal dhe kryeni edhe më shumë.+ Në mëngjes sillni flijimet tuaja dhe pas tri ditësh sillni të dhjetat.+ 5 Digjni edhe një blatim falënderimi me maja+ dhe shpallni botërisht se po bëni blatime vullnetare.+ Po, bëjeni sepse kështu doni, o bij të Izraelit,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
6 Dhëmbët i keni të pastër në të gjitha qytetet,+ sepse ju lashë pa bukë në të gjitha vendet tuaja.+ Por prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
7 Gjithashtu, tre muaj para korrjes jua mbajta shiun.+ Lashë që të binte shi në një qytet, por në një tjetër, jo. Në një pjesë toke bëra që të binte shi, por në pjesën tjetër ku nuk lashë të binte, e lashë të thahej.+ 8 Banorët e dy ose tri qyteteve shkonin duke iu marrë këmbët në një qytet tjetër për të pirë ujë+ e nuk ngopeshin. Por prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
9 Ju godita me erë zhuritëse e me vrug.+ Vërtet kopshtet dhe vreshtat tuaj u shtuan, por fiqtë e ullinjtë tuaj i hëngri vemja.+ Dhe prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
10 Dërgova mes jush një murtajë si ajo që dërgova në Egjipt.+ I vrava me shpatë të rinjtë tuaj,+ kurse kuajt tuaj ranë pre.+ Era e qelbur e kampeve tuaja ju shpoi hundët.+ Por prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
11 Unë e ktheva përmbys vendin tuaj, si ktheva përmbys Sodomën dhe Gomorrën.+ Ju u bëtë si një kërcu i nxjerrë nga zjarri.+ Por prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
12 Prandaj, ja çfarë do të të bëj, o Izrael; meqenëse do të veproj kështu kundër teje, bëhu gati, o Izrael, të përballesh me Perëndinë tënd!+ 13 Formuesi i maleve,+ Krijuesi i erës,+ Ai që i tregon njeriut mendimet e tij,+ Ai që e kthen agimin në terr+ dhe Ai që shkel vendet e larta të tokës,+ e ka emrin Jehova, Perëndi i ushtrive.’+