Sofonia
1 Fjala e Jehovait që iu drejtua Sofonisë, birit të Kushit, birit të Gedaliahut, birit të Amariahut, birit të Hezekisë, në ditët e Josisë,+ që ishte bir i Amonit+ dhe mbret i Judës.
2 «Unë do të shfaros çdo gjë nga faqja e dheut,—thotë Jehovai.+
3 Do të shfaros njerëz dhe kafshë.+ Do të shfaros zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,+ gurët e pengesës dhe të ligjtë.+ Njerëzinë do ta shfaros nga faqja e dheut,+—thotë Jehovai.— 4 Do ta shtrij dorën kundër Judës dhe kundër tërë banorëve të Jerusalemit.+ Do të shfaros nga ky vend ç’të mbetet nga Baali,+ emrin e priftërinjve të perëndive të huaja bashkë me priftërinjtë;+ 5 ata që përkulen mbi tarraca para ushtrisë së qiejve;+ ata që përkulen+ duke u përbetuar edhe për Jehovain,+ edhe për Malkamin;+ 6 ata që sprapsen duke u larguar nga Jehovai;+ ata që nuk e kërkuan Jehovain dhe që nuk e pyetën.»+
7 Heshtni para Zotërisë Sovran Jehova,+ sepse dita e Jehovait është afër,+ sepse Jehovai ka përgatitur një flijim,+ ka thirrur*+ të ftuarit e tij.
8 «Ditën e flijimit të Jehovait do ta drejtoj vëmendjen nga princat, bijtë e mbretit+ dhe të gjithë ata që mbajnë veshur petka të huaja.+ 9 Do ta drejtoj vëmendjen nga të gjithë ata që ngjiten në tribunë atë ditë, nga ata që po e mbushin shtëpinë e zotërinjve të tyre me dhunë e mashtrim.+ 10 Atë ditë,—thotë Jehovai,—do të dëgjohet një klithmë nga Porta e Peshqve,+ një ulërimë nga lagjja e dytë+ e qytetit dhe një krismë e madhe nga kodrat.+ 11 Ulërini,+ o banorë të Makteshit, sepse të gjithë tregtarët u zhdukën.+ Të gjithë ata që peshojnë argjend u shfarosën.
12 Në atë kohë do të kontrolloj nëpër Jerusalem me llamba+ dhe do ta drejtoj vëmendjen nga ata njerëz që kanë rënë si llumi në fund të verës+ dhe thonë:* ‘Jehovai nuk bën as mirë, as keq.’+ 13 Pasurinë e tyre do ta zhvatin dhe shtëpitë e tyre do të kthehen në vend të shkretë.+ Do të ndërtojnë shtëpi, por nuk do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta, por nuk do ta pinë verën e tyre.+
14 Dita e madhe+ e Jehovait është afër.+ Është afër dhe po shpejton shumë.+ Tingulli i ditës së Jehovait është i hidhur.+ Atë ditë burrat e fuqishëm do të këlthasin.+ 15 Ajo ditë është ditë e një zemërimi të furishëm, ditë ankthi e brenge,+ ditë shtrëngate e shkretimi, ditë errësire e zymtësie,+ ditë resh e terri të zi, 16 ditë kur do të bjerë briri e do të jepet kushtrimi+ kundër qyteteve të fortifikuara dhe kundër kullave të larta në qoshe të mureve.+ 17 Do t’i brengos njerëzit dhe ata do të ecin si të verbër,+ sepse mëkatuan kundër Jehovait.+ Gjaku i tyre do të shpërndahet si pluhur+ dhe të përbrendshmet si bajgë.+ 18 As argjendi e as ari i tyre nuk do të mund t’i çlirojë ditën e zemërimit të furishëm të Jehovait,+ përkundrazi, tërë toka do të gllabërohet nga zjarri i zellit të tij,+ sepse ai do t’i shfarosë të gjithë banorët e dheut, e kjo do të jetë vërtet e tmerrshme.»+