Jeremia
1 Fjalët e Jeremisë,+ birit të Hilkiahut, një prej priftërinjve që ishin në Anatoth+ të Beniaminit,+ 2 të cilit iu drejtua fjala e Jehovait në ditët e Josisë,+ birit të Amonit,+ mbretit të Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbretërimit të tij.+ 3 Fjala iu drejtua edhe në ditët e Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të mbretërimit të Zedekisë,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, domethënë derisa banorët e Jerusalemit shkuan në mërgim në muajin e pestë të atij viti.+
4 Atëherë unë fillova të dëgjoja fjalën e Jehovait të thoshte: 5 «Që para se të të formoja në bark të nënës,+ të njihja,+ dhe që para se të dilje nga barku, të shenjtërova.+ Unë të bëra profet të kombeve.»
6 Por unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Unë nuk di të flas,+ sepse s’jam veçse një djalosh.»+
7 Jehovai më tha: «Mos thuaj: ‘S’jam veçse një djalosh’, por do të shkosh te të gjithë ata ku do të të dërgoj, dhe do të thuash gjithçka që do të të urdhëroj.+ 8 Mos ki frikë prej tyre,+ sepse unë jam me ty për të të çliruar»,+—thotë Jehovai.
9 Pas kësaj, Jehovai zgjati dorën dhe më preku buzët.+ Atëherë Jehovai më tha: «Ja, t’i vura fjalët e mia në gojë.+ 10 Sot të kam caktuar të jesh mbi kombet dhe mbi mbretëritë,+ që të shkulësh e të rrëzosh, të shkatërrosh e të shembësh,+ të ndërtosh e të mbjellësh.»+
11 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: «Çfarë sheh, Jeremia?»
Unë thashë: «Shoh një lastar bajameje, që po çel.»
12 Atëherë Jehovai më tha: «Po, ashtu është, sepse unë rri syçelë ndaj fjalës sime, që ta plotësoj.»+
13 Fjala e Jehovait m’u drejtua për herë të dytë: «Çfarë sheh?»
Unë thashë: «Shoh një kazan dhe po i fryjnë zjarrit nën të. Gryka e tij është drejt jugut.»*
14 Jehovai m’u përgjigj: «Nga veriu do të vijë gjëma kundër tërë banorëve të vendit.+ 15 Unë do të thërras tërë fiset e mbretërive të veriut,—thotë Jehovai,+—dhe ata do të vijnë e do të vënë secili fronin e vet në hyrje të portave të Jerusalemit,+ kundër tërë mureve të tij rreth e qark dhe kundër tërë qyteteve të Judës.+ 16 Unë do t’u kërkoj llogari këtyre për gjithë të ligat që kanë bërë,+ ngaqë më kanë braktisur,+ u kanë paraqitur vazhdimisht tymin e blatimit perëndive të tjera+ dhe janë përkulur përpara veprave të duarve të tyre.+
17 Por ti ngjishe rrobën në mes,+ dhe çohu e u thuaj atyre gjithçka që unë do të të urdhëroj. Mos u tmerro nga ata,+ që pastaj unë të mos të bëj të tmerrohesh përpara tyre. 18 Unë të kam bërë sot si një qytet të fortifikuar, si një shtyllë hekuri dhe si mure prej bakri+ kundër tërë vendit,+ përpara mbretërve të Judës, përpara princave të saj, përpara priftërinjve dhe përpara popullit të vendit.+ 19 Ata kanë për të luftuar kundër teje, por nuk do të të mposhtin,+ sepse unë jam me ty+ për të të çliruar,+—thotë Jehovai.»