Habakuku
3 Lutja e profetit Habakuk me këngë të përvajshme: 2 Unë, o Jehova, kam dëgjuar lajme për ty.+ Jam frikësuar, o Jehova, nga vepra jote.+
Oh, gjallëroje veprën tënde në mes të atyre viteve! Në mes të atyre viteve bëje të njohur. Gjatë trazimit kujtohu të tregosh mëshirë.+
3 Perëndia vetë vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran.+ Selah.*+
Lavdia e tij mbuloi qiejt+ dhe toka u mbush me lëvdimin e tij.+
4 Shndritja e tij ishte porsi drita.+ Nga dora e tij dilnin dy rreze dhe aty fshihej forca e tij.+
5 Përpara tij shkonte murtaja,+ ethe të forta dilnin nga këmbët e tij.+
6 Ai u ndal që të shkundte dheun.+ Vështroi dhe i bëri kombet të hidheshin përpjetë.+
Malet e përjetshme u bënë copë-copë,+ kodrat e përhershme u përkulën.+ Kështu ka vepruar ai edhe shumë kohë më parë.
7 I pashë të trazuara tendat e Kushanit. Pëlhurat e tendave të vendit të Midianit+ nisën të dridheshin.+
8 Mos vallë kundër lumenjve, o Jehova, mos vallë kundër lumenjve të është ndezur zemërimi,+ apo furia jote është kundër detit?+ Sepse ti ece kaluar mbi kuajt e tu.+ Karrocat e tua ishin shpëtim.+
9 Lakuriq e zhvesh harkun tënd.+ Përbetimet e fiseve janë gjëja e thënë.+ Selah. Me lumenj e ndave tokën.+
10 Malet të panë dhe patën dhembje të forta.+ Një shtrëngatë e fuqishme kaloi. Thellësia me ujë lëshoi zërin e saj+ dhe i ngriti duart lart.
11 Dielli dhe hëna u ndalën+ në banesat e tyre të larta.+ Si drita shkonin shigjetat e tua.+ Vetëtima e heshtës sate shërbeu për shndritje.+
12 Kalove përmes tokës me denoncime. I zemëruar i shive kombet.+
13 Dole për shpëtimin e popullit+ tënd, për të shpëtuar të mirosurin tënd. E bëre copash kreun e shtëpisë së të ligut.+ Lakuriq ia nxore themelin dhe e shkatërrove deri në majë.+ Selah.
14 Me armët e veta ua shpove+ kokën luftëtarëve të tij, kur stuhishëm u turrën të më hallakatnin.+ Gaz të madh kishin, si ata që janë të vendosur për të gllabëruar në një vend të fshehtë të munduarin.+
15 Mes për mes detit shkele me kuajt e tu, po, përmes masës së ujërave të paana.+
16 Unë dëgjova dhe barku nisi të më trazohej. Nga zhurma buzët m’u drodhën. Kalbësira filloi të hynte në kockat+ e mia dhe në këtë gjendje isha i turbulluar. Prandaj do ta pres me qetësi ditën e vuajtjes,+ kur ai të vijë kundër popullit,+ për ta mësyrë.
17 Ndonëse fiku mund të mos lulëzojë+ dhe hardhitë të mos japin prodhim; ndonëse punimi i ullirit mund të dështojë dhe brezaret të mos japin fare ushqim;+ ndonëse kopeja mund të shkëputet nga vatha dhe të mos ketë asnjë tufë brenda gardhit,+
18 unë për vete do të ngazëlloj falë Jehovait,+ do të gëzohem falë Perëndisë së shpëtimit tim.+