Jeremia
2 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:+ 2 «Shko dhe thuaji Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai:+ ‘E kujtoj mirë dashamirësinë tënde gjatë rinisë sate,+ dashurinë tënde kur ishe e fejuar,*+ se si ecje pas meje në vendin e shkretë, po, në një vend të pambjellë.’+ 3 Izraeli ishte i shenjtë për Jehovain,+ fryti i tij i parë.+ ‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me faj+ dhe pësonte gjëmë’,—thotë Jehovai.”»+
4 Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit+ dhe të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!+ 5 Kështu thotë Jehovai: «Ç’gjë të padrejtë panë tek unë etërit tuaj,+ që u larguan prej meje+ dhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+ 6 E ata nuk thanë: ‘Ku është Jehovai, Ai që na nxori nga vendi i Egjiptit,+ që na priu përmes shkretëtirës, përmes një vendi me rrafshina të shkreta+ e me gropa, një vendi pa ujë+ e në terr,+ përmes një vendi ku nuk shkelte këmbë njeriu dhe askush nuk banonte?’
7 Kështu dalëngadalë ju çova në një vend me pemishte, që të hanit frytet dhe gjërat e tij të mira.+ Por pasi hytë, ju e ndotët vendin tim, dhe trashëgiminë time e bëtë diçka të neveritshme.+ 8 Priftërinjtë nuk thanë: ‘Ku është Jehovai?’+ Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,+ kurse barinjtë kryen shkelje ndaj meje.+ Madje edhe profetët profetizuan në emër të Baalit+ dhe rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.+
9 Prandaj unë përsëri do të ngre padi kundër jush,+—thotë Jehovai,—dhe do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj.+
10 Gjithsesi, kaloni në viset bregdetare të kititëve+ dhe shihni. Po, dërgoni njerëz edhe në Kedar,+ mendohuni mirë dhe shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo.+ 11 Vallë, a ka një komb që t’i ketë zëvendësuar perënditë e veta+ me gjëra që nuk janë perëndi për ta?+ E, megjithatë populli im e ka zëvendësuar lavdinë time me diçka që nuk mund të sjellë asnjë dobi.+ 12 Shtanguni prej kësaj, o qiej dhe rrëqethuni nga tmerri,—thotë Jehovai,+— 13 sepse populli im ka bërë dy gjëra të këqija: më ka braktisur mua,+ burimin e ujit jetëdhënës,+ dhe ka gërmuar sterna, sterna të prishura që nuk mund të mbajnë ujë.
14 Vallë Izraeli është një shërbëtor+ apo një skllav i lindur në shtëpi? Pse, pra, është bërë për t’u plaçkitur? 15 Kundër tij ulërijnë luanët e rinj me krifë;+ ia kanë dhënë ulërimës.+ Ata e bënë vendin e tij për të ngjallur habi. Qyteteve të tij u kanë vënë zjarrin, prandaj atje nuk banon askush.+ 16 Edhe bijtë e Nofit+ e të Tafnesit+ të hanë majën e kokës,+ o Izrael! 17 A nuk ia bëre vetes këtë gjë, sepse braktise Jehovain, Perëndinë tënd,+ gjatë kohës që të printe nëpër udhë?+ 18 Ç’interes ke që merr udhën e Egjiptit+ për të pirë ujërat e Shihorit?+ Ç’interes ke që merr udhën e Asirisë+ për të pirë ujërat e Lumit?* 19 Ligësia jote duhet të të ndreqë+ dhe pabesitë e tua duhet të të qortojnë.+ Dije pra, dhe shihe se është një gjë e keqe dhe e hidhur+ që ke lënë Jehovain, Perëndinë tënd, dhe prandaj nuk më frikësohesh më,+—thotë Zotëria Sovran,+ Jehovai i ushtrive.
20 Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+ t’i këputa vargonjtë, por ti the: ‘Nuk do të të shërbej.’ Mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+ u shtrive sa gjatë gjerë,+ duke u kurvëruar.+ 21 Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë. Si vallë, u shndërrove në bisqe të prishura të një rrushi të huaj?+
22 Edhe sikur të laheshe me alkal dhe me shumë finjë,+ faji yt do të mbetej si një njollë para meje,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.— 23 Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur+ dhe nuk kam ecur pas Baalëve.’+ Pa shih udhën tënde në luginë.+ Shiko se ç’ke bërë. Ti je si një deve e re dhe e shpejtë, që vrapon kot më kot sa andej-këtej. 24 Je si një zebër+ e mësuar me shkretëtirën. Kur është në afsh e nuhat erën,+ në kohën e çiftimit, kush mund ta kthejë mbrapsht? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të lodhen, sepse në muajin e saj do ta gjejnë. 25 Ruaje këmbën, që të mos bëhesh këmbëzbathur, dhe ruaje fytin nga etja.+ Por ti the: ‘Është e kotë!+ Unë kam rënë në dashuri me të huaj+ dhe do të rend pas tyre.’+
26 Ashtu siç turpërohet hajduti kur e zbulojnë, po kështu janë turpëruar ata të shtëpisë së Izraelit,+ mbretërit, princat, priftërinjtë e profetët e tyre.+ 27 Ata i thonë një peme: ‘Ti je ati im.’+ Dhe i thonë një guri: ‘Ti më linde.’ Kurse mua më kthyen shpinën dhe nuk m’i hodhën sytë.+ Kur të jenë në ditë të keqe, do të thonë: ‘Ngrihu, na shpëto!’+
28 Po ku janë perënditë që bëre?+ Le të ngrihen ato në rast se mund të të shpëtojnë, kur të jesh në ditë të keqe.+ Perënditë e tua janë të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+
29 Pse ngrini akuza ndaj meje?+ Pse të gjithë ju keni kryer shkelje ndaj meje?+—thotë Jehovai.— 30 Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+ Ata nuk pranuan të disiplinoheshin.+ Shpata juaj ka gllabëruar profetët tuaj, si një luan që sjell rrënim.+ 31 O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait!+
Vallë, jam bërë për Izraelin thjesht një shkretëtirë+ ose një vend me terr? Pse populli im thotë: ‘Jemi sorollatur ku kemi dashur. Nuk do të kthehemi më te ti.’+ 32 A mund të harrojë një virgjëreshë stolitë e saj apo një nuse jelekun e nusërisë? E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+
33 Pse, o grua, e ke bërë gati udhën për të kërkuar dashurinë? Je mësuar me gjëra të këqija.+ 34 Në cepat e rrobave të tua janë gjetur njolla gjaku të pafajshëm, të shpirtrave+ të të varfërve.+ Nuk i kam gjetur ato në një vend ku është bërë vjedhje, por në cepat e rrobave të tua.+
35 Por ti thua: ‘Kam mbetur e pafaj. Ai nuk është më i zemëruar me mua.’+
Ja, unë ngre padi kundër teje, sepse thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’+ 36 Pse të duket gjë e papërfillshme që ndërrove udhë?+ Edhe për Egjiptin do të të vijë turp,+ siç të erdhi turp për Asirinë.+ 37 Do të dalësh me duart në kokë,+ sepse Jehovai i ka hedhur poshtë ata që ishin siguria jote dhe nuk do t’ia dalësh mbanë me ta.»