Nehemia
10 Tani, ata që e vërtetuan atë me vulë,+ ishin:
Nehemia,+ biri i Hakaliahut,+ që ishte tirshata,*+
Zedekia, 2 Serajahu,+ Azariahu, Jeremia, 3 Pashkuri, Amariahu, Malkijahu, 4 Hatushi, Shebaniahu, Maluku, 5 Harimi,+ Meremoti, Abdia, 6 Danieli,+ Ginetoni, Baruku, 7 Meshulami, Abijahu, Mijamini, 8 Maziahu, Bilgai dhe Shemajahu. Këta ishin priftërinjtë.
9 Levitët ishin: Jeshuai,+ biri i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit,+ Kadmieli 10 dhe vëllezërit e tyre: Shebaniahu,+ Hodjahu, Kelita, Pelajahu, Hanani, 11 Mika, Rehobi, Hashabiahu, 12 Zakuri, Sherebiahu,+ Shebaniahu, 13 Hodjahu, Bani dhe Beninui.
14 Krerët e popullit ishin: Paroshi, Pahath-Moabi,+ Elami, Zatui, Bani, 15 Buni, Azgadi, Bebai, 16 Adonijahu, Bigvai, Adini, 17 Ateri, Hezekia, Azuri, 18 Hodjahu, Hashumi, Bezai, 19 Harifi, Anatothi, Nebai, 20 Magpiashi, Meshulami, Heziri, 21 Meshezabeli, Sadoku, Jaduai, 22 Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 23 Hoshea, Hananiahu, Hashubi, 24 Haloheshi, Pilhai, Shobeku, 25 Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 26 Akijahu, Hanani, Anani, 27 Maluku, Harimi dhe Baanahu.
28 Pjesa tjetër e popullit, domethënë, priftërinjtë,+ levitët,+ derëtarët,+ këngëtarët,+ nethinimët+ dhe të gjithë ata që u ndanë nga popujt e vendeve+ të tjera për të zbatuar ligjin+ e Perëndisë së vërtetë, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre, të gjithë ata që e dinin dhe e kuptonin+ se ç’është një betim, 29 u bashkuan me vëllezërit e tyre,+ parinë.+ Ata bënë be+ se do të ecnin në ligjin e Perëndisë së vërtetë, që ishte dhënë nëpërmjet dorës së Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë,+ dhe se do të mbanin+ e do të zbatonin gjithë urdhërimet e Jehovait, Zotërisë tonë,+ vendimet e tij gjyqësore dhe rregullat+ e tij, përndryshe do të mallkoheshin.+ 30 Përveç kësaj ne nuk do t’ua jepnim bijat tona popujve të atij vendi dhe nuk do të merrnim bijat e tyre për bijtë tanë.+
31 Sa për popujt e atij vendi,+ të cilët sillnin për të shitur mallra dhe çdo lloj drithi ditën e sabatit, ne nuk duhej të merrnim asgjë prej tyre në sabat,+ as në ditë të shenjtë+ dhe duhej të rrinim pa prodhimin e vitit të shtatë+ e të falnim çdo borxh.+
32 Gjithashtu, i vumë vetes detyrë që të jepnim secili një të tretën e një sikle çdo vit për kryerjen e shërbimeve në shtëpinë e Perëndisë tonë,+ 33 për bukën e vënë stivë,+ për blatimin e vazhdueshëm në drithë,+ për blatimin e vazhdueshëm të djegur të sabateve,+ të hënës së re,+ për festat+ e caktuara, për gjërat e shenjta,+ për blatimet për mëkatin+ që të bëhej shlyerja për Izraelin dhe për tërë punën në shtëpinë e Perëndisë tonë.+
34 Madje, hodhëm short+ për furnizimin me dru+ që duhej të sillnin në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjtë, levitët dhe populli, sipas shtëpive të paraardhësve tanë, vit për vit në kohën e caktuar, për t’i djegur në altarin e Jehovait, Perëndisë tonë,+ siç është shkruar në ligj.+ 35 Gjithashtu, i vumë vetes detyrë që të çonim vit për vit në shtëpinë e Jehovait, frytet e hershme të tokës+ dhe frytet e hershme të çdo lloj peme.+ 36 Do të çonim, gjithashtu, në shtëpinë e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbenin atje,+ bijtë tanë të parëlindur dhe pjellën e parë+ të kafshëve tona shtëpiake,+ ashtu siç është shkruar në ligj,+ dhe pjellën e parë të bagëtive+ të imëta e të trasha. 37 Gjithashtu, priftërinjve në sallat e ngrënies+ të shtëpisë së Perëndisë tonë do t’u çonim prodhimin e parë të miellit të bluar ashpër,+ kontributet,+ frytet e çdo lloj peme,+ verë të re+ dhe vaj,+ ndërsa levitëve do t’u çonim të dhjetën e prodhimeve të tokës,+ meqë levitët marrin të dhjetën në të gjitha qytetet tona bujqësore.
38 Prifti, biri i Aaronit, do të jetë me levitët kur ata të marrin të dhjetën, dhe vetë levitët do ta paraqitin të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë,+ në sallat e ngrënies+ të shtëpisë së rezervave. 39 Bijtë e Izraelit dhe bijtë e levitëve do ta sjellin kontributin+ e drithit, verën e re+ dhe vajin në sallat e ngrënies. Aty janë pajisjet e shenjtërores, priftërinjtë që shërbejnë,+ derëtarët+ dhe këngëtarët.+ Ne nuk duhet ta lëmë pas dore shtëpinë e Perëndisë tonë.+