Eklisiastiu
11 Nise bukën tënde+ mbi sipërfaqen e ujërave,+ sepse pas shumë ditëve do ta gjesh përsëri.+ 2 Jepu një pjesë shtatë vetave, madje edhe tetë vetave,+ sepse nuk e di se ç’e keqe do të ndodhë në tokë.+
3 Nëse retë janë të mbushura me ujë, derdhin në tokë një rrebesh.+ Nëse një pemë bie në jug ose në veri, aty ku bie do të gjendet.+
4 Kush vëzhgon erën, nuk do të mbjellë farë dhe kush shikon retë, nuk do të korrë.+
5 Ashtu sikurse nuk e di se si vepron fryma në eshtra brenda barkut të asaj që është shtatzënë,+ po ashtu nuk e njeh veprën e Perëndisë së vërtetë që bën çdo gjë.+
6 Në mëngjes mbille farën dhe gjer në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë;+ sepse nuk e di se ku do të ketë sukses,+ këtu ose atje, apo që të dyja do të jenë njësoj të mira.
7 E ëmbël është drita dhe gjë e mirë është të shohim diellin.+ 8 Në jetoftë njeriu për shumë vjet, le të gëzojë gjatë gjithë atyre viteve!+ T’i kujtojë ditët e errësirës,+ edhe po të jenë shumë; çdo ditë që ka ardhur është kotësi.+
9 Gëzohu,+ pra, o djalë i ri, në rininë tënde! Zemra të sjelltë gëzim në ditët e djalërisë, dhe ec në udhët e zemrës sate e në gjërat që të shohin sytë!+ Por dije, se për shkak të të gjitha këtyre, Perëndia i vërtetë do të të thërrasë në gjyq.+ 10 Largoje, pra, shqetësimin nga zemra dhe mënjano të keqen nga mishi yt;+ sepse rinia dhe pranvera e jetës janë kotësi.+