BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/8 f. 8-9
  • Të kemi një jetë sa më të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të kemi një jetë sa më të mirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Gëzo jetën
  • «Kujto Krijuesin tënd»
  • Gëzimi në pleqëri
  • «I gjithë detyrimi i njeriut»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Jeta jote: Cili është qëllimi i saj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Libri biblik numër 21​—Eklisiastiu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Të kujtojmë Krijuesin tonë të madh!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/8 f. 8-9

Të kemi një jetë sa më të mirë

BABAI ndodhej në shtëpi, në shtrat, duke vdekur nga kanceri. I biri ishte në punishte, duke sistemuar veglat e zdrukthtarisë të të atit. Ndërsa merrej me veglat, mendonte për gjërat e mrekullueshme që babai kishte bërë me to. Ndonëse punishtja ishte ngjitur me shtëpinë, ai e dinte se babai nuk do të hynte kurrë më aty, se nuk do t’i merrte kurrë më ato vegla që i kishte përdorur me aq mjeshtëri. Ajo kohë kishte ikur.

Ky djalë nisi të mendonte rreth shkrimit në Predikuesin 9:10: «Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol [varri] ku po shkon, nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.» E njihte mirë këtë shkrim. E kishte përdorur shumë herë, kur u mësonte të tjerëve të vërtetën biblike se vdekja është një gjendje joaktiviteti. Tani, forca e argumentimit të Solomonit goditi në zemrën e tij: jetën duhet ta jetojmë plotësisht dhe t’i gëzojmë ditët tona për sa kohë mundemi, sepse do të vijë dita kur s’do ta kemi më këtë mundësi.

Gëzo jetën

Nëpër faqet e gjithë librit të Predikuesit, mbreti i mençur Solomon i nxit lexuesit e tij të gjejnë gëzim në jetë. Kapitulli 3, për shembull, pohon: «Kuptova që [për njeriun] nuk ka gjë më të mirë sesa të gëzohesh dhe të bësh mirë sa je gjallë; dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqenie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.»—Predikuesi 3:12, 13.

Perëndia e frymëzoi Solomonin që ta përsëriste këtë mendim: «Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.»—Predikuesi 5:18.

Në mënyrë të ngjashme, ai nxit të rinjtë: «Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu.» (Predikuesi 11:9a) Sa bukur është ta gëzosh plotësisht forcën dhe fuqinë e rinisë!—Fjalët e urta 20:29.

«Kujto Krijuesin tënd»

Sigurisht, Solomoni nuk do të thotë se është gjë e mençur të ndjekësh çdo gjë që mund të tërheqë zemrën ose sytë e tu. (Krahaso 1. Gjonit 2:16.) Kjo është e qartë nga ajo që shkruan më pas: «Por dije që për të gjitha këto gjëra [që mund të plotësojnë dëshirat e tua], Perëndia do të të thërrasë në gjyq.» (Predikuesi 11:9b) Pavarësisht se ç’moshë kemi, nuk duhet të harrojmë se Perëndia vëzhgon çfarë bëjmë me jetën tonë dhe do të na gjykojë sipas kësaj.

Ç’marrëzi është të arsyetojmë se mund të bëjmë një jetë të përqendruar te vetja dhe ta shtyjmë për më vonë devocionin hyjnor! Jeta jonë mund të marrë fund papritur. Por edhe nëse jo, shërbimi i Perëndisë nuk lehtësohet në moshë të thyer. Duke e pranuar këtë fakt, Solomoni shkruan: «Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: ‘Nuk gjej asnjë kënaqësi në to.’»—Predikuesi 12:1.

Mosha e thyer ka shqetësimet e veta. Më pas, Solomoni i përshkruan me terma simbolikë pasojat e kësaj moshe. Duart dhe krahët dridhen, këmbët dobësohen dhe dhëmbët pakësohen. Flokët zbardhen dhe bien. Gjumi është kaq i lehtë, sa të zgjon edhe cicërima e zogut. Shqisat: shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja dhe shijimi, të gjitha dobësohen. Trupi i dobësuar i bën vend frikës se mos bie dhe «tmerreve» të tjera në rrugë. Së fundi, personi vdes.—Predikuesi 12:2-7.

Mosha e thyer është katastrofike sidomos për ata që nuk e kanë ‘kujtuar Krijuesin e tyre të Madh’ gjatë rinisë. Meqenëse e ka harxhuar kot jetën e tij apo të saj, një person i tillë ‘nuk gjen kënaqësi’ në vitet e mëvonshme. Një mënyrë jetese e paperëndishme mund edhe t’i shtojë problemet dhe dhembjet e plakjes. (Fjalët e urta 5:3-11) Mjerisht, kur hedhin vështrimin përpara, njerëz të tillë nuk shohin të ardhme tjetër veç varrit.

Gëzimi në pleqëri

Kjo nuk do të thotë se të moshuarit nuk mund ta gëzojnë jetën. Në Bibël, ‘ditët e gjata dhe vitet e jetës’ lidhen edhe me bekimin e Perëndisë. (Fjalët e urta 3:1, 2) Jehovai i tha mikut të tij, Abrahamit: «Sa për ty, . . . do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur.» (Zanafilla 15:15) Me gjithë sikletet e moshës së kaluar, Abrahami gjeti paqe dhe qetësi në vitet e tij të fundit, duke qenë i kënaqur për jetën që i kishte kushtuar Jehovait. Gjithashtu, me besim, ai priti me padurim një «qytet që ka themele të vërteta», Mbretërinë e Perëndisë. (Hebrenjve 11:10, BR) Kështu, ai vdiq «i moshuar dhe i kënaqur».—Zanafilla 25:8, BR.

Prandaj, Solomoni nxiti: «Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t’i gëzojë të gjitha.» (Predikuesi 11:8) Jemi të rinj apo të vjetër, gëzimi i vërtetë është i lidhur me marrëdhënien tonë me Perëndinë.

Ndërsa vinte në vend veglën e fundit të babait të tij, i riu në punishte mendonte rreth këtyre gjërave. Mendonte për të gjithë ata që kishte njohur, të cilët ishin përpjekur ta shfrytëzonin sa më mirë jetën e tyre, por që nuk kishin gjetur lumturi, sepse nuk kishin pasur një marrëdhënie me Krijuesin e tyre. Sa e përshtatshme dukej që pasi e inkurajoi njeriun të gëzonte gjatë gjithë jetës, Solomoni i përmblodhi të gjitha me fjalët: «Përfundimi i çështjes, pasi është dëgjuar çdo gjë, është: Druaju Perëndisë së vërtetë dhe zbato urdhërimet e tij. Sepse ky është i gjithë detyrimi i njeriut!»—Predikuesi 12:13, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo