Jobi
2 Ç’do të merrja nga Perëndia që është atje lart,+
ç’trashëgimi do të më jepte i Plotfuqishmi nga lart?
5 Po të kisha shkuar me gënjeshtarë+
dhe hapat e mi të kishin nxituar drejt mashtrimit,+
6 Perëndia do të më peshonte në një peshore të saktë+
dhe do ta njihte integritetin tim.+
7 Nëse hapat e mi janë larguar nga udha,+
nëse zemra ime ka ndjekur sytë e mi,+
nëse në duar më është ngjitur ndonjë njollë,+
8 mbjellsha unë dhe e ngrëntë tjetri,+
pasardhësit e mi u shkulshin nga rrënjët!
9 Nëse zemra m’u josh nga një grua,+
dhe zura pritë+ te dera e shokut,
10 gruaja ime le të bluajë për një tjetër,
e burra të tjerë u përkulshin mbi të!+
12 Sepse do të ishte një zjarr që do të më përpinte deri në shkatërrim,+
e do të shuante me rrënjë gjithçka që kam.
13 Nëse nuk ia vija veshin skllavit
ose skllaves sime kur hapte gjyq kundër meje,
14 ç’do të bëja kur të ngrihej Perëndia?
Kur të më kërkonte llogari, si do t’i përgjigjesha?+
15 Ai që më bëri mua në bark të nënës, a nuk bëri edhe atë?+
Në barkun e nënës, a nuk na gatoi po Ai?
16 Nëse ia mbaja të përvuajturit atë që i pëlqente,+
dhe e lija vejushën t’i ligeshin sytë,+
17 nëse e haja i vetëm kafshatën time
dhe nuk i jepja jetimit* prej saj,+
18 (se që në rini e rrita sikur të isha babai i tij,
dhe që në bark të nënës i bëhesha krah vejushës);
19 nëse shihja dikë të vdiste, ngaqë s’kishte rroba,+
ose të varfrin që ishte pa mbulojë;
20 nëse ijët e tij nuk më kanë bekuar,+
dhe nuk është ngrohur me leshin+ e qengjave të mi,
21 nëse ia kam tundur dorën me kërcënim ndonjë jetimi,+
kur shihja se kishte nevojë për ndihmën time te porta,+
22 më daltë shpatulla vendit
e m’u theftë kocka e krahut!
25 nëse gëzoja ngaqë kisha shumë prona,+
e ngaqë dora ime kish mbledhur plot gjëra,+
26 nëse e shihja dritën që vetëtinte,
dhe hënën e shndritshme kur dilte,+
27 e zemra në fshehtësi më joshej,+
dhe me dorë u dërgoja puthje në shenjë adhurimi,
28 prapë do të ishte një faj për të shkuar para gjykatësit,
se do të kisha mohuar Perëndinë e vërtetë atje lart.
29 Mos vallë gëzoja për shfarosjen e atij që më urrente thellësisht,+
ose kënaqesha kur e gjente një e keqe?
30 (Por unë nuk e lija qiellzën të mëkatonte
duke mallkuar shpirtin e tij.)+
31 Nëse njerëzit e tendës sime nuk kanë thënë:
‘Kush gjen dot një njeri që nuk është ngopur me ushqimin e tij?’+
32 (Asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë;+
dyert e mia rrinin gjithnjë hapur për çdo shtegtar.)
34 nga frika e turmës së madhe
ose nga tmerri i përçmimit të familjeve,
dhe heshta e nuk dola nga dera?
35 Ah, sikur të më dëgjonte dikush!+
Ah, sikur i Plotfuqishmi t’i përgjigjej dëshmisë sime të nënshkruar!+
Ose ai që ka hapur gjyq kundër meje, të shkruante vetë një dokument!
36 Mbi supe do ta vija,
dhe do ta lidhja rreth kokës si kurorë të madhe.