Jobi
ata që janë më të rinj se unë,+
etërit e të cilëve nuk do të pranoja
as t’i vija me qentë e kopesë sime.
3 Nga skamja dhe uria janë të pajetë;
ushqeheshin duke cimbisur vendin e thatë,+
ku dje kishte shtrëngatë e shkretim.
4 Këputnin bar të kripur nëpër kaçuba,
dhe hanin rrënjë gjineshtre.
6 Janë të detyruar të banojnë nëpër rrëpirat e luginave të përrenjve,
nëpër vrimat e dheut e nëpër shkëmbinj.
7 Bërtisnin mes kaçubave,
ngjisheshin poshtë hithrave.
11 Ai ma liroi fillin e harkut dhe më poshtëroi,
kurse ata i lëshuan frerët para meje.
12 Në të djathtën time u çuan si farë e keqe;
m’i liruan këmbët,
por më vunë pengesa për të më rrënuar.+
14 Dilnin si nga një e çarë e madhe,
mes shtrëngatës vërsuleshin mbi mua.
15 Tmerret e papritura janë kthyer mbi mua,
fisnikërinë time e fshiu era,
shpëtimi im mori fund, ashtu si davariten retë.
17 Natën kockat+ më shpojnë sikur më shqiten nga trupi,
dhe dhembjet që më therin, s’kanë të pushuar.+
18 Nga fuqia e madhe edhe veshja më është shndërruar,
më shtrëngon si jaka e rrobës.
22 Ti çon erën që të më marrë e të më flakë tutje,
pastaj më bën të mpakem mes një buçime.
24 Veçse askush nuk e shtrin dorën drejt një pirgu rrënojash,+
dhe askush nuk thërret për ndihmë për vuajtjen time, teksa rrëgjohem.
27 Zorrët më zienin e s’pushonin;
më erdhën ditë mundimi.
28 Endesha i trishtuar+ atje ku s’hynte drita e diellit.
Në mes të kongregacionit ngrihesha e klithja për ndihmë.
31 Harpa ime nxirrte veç tinguj zie,
pipëza ime vajtonte bashkë me ata që qanin.