Isaia
42 Ja, shërbëtori im,+ të cilin e përkrah.+ I zgjedhuri im,+ të cilin shpirti im e ka miratuar.+ Unë kam vënë tek ai frymën time.+ Ai do t’u tregojë kombeve se ç’është drejtësia.+ 2 Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin. Zëri i tij nuk do të dëgjohet në rrugë.+ 3 Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer+ dhe nuk do ta shuajë fitilin e lirit me dritë të mekur. Përkundrazi, duke vepruar në përputhje me të vërtetën, ai do të sjellë drejtësi.+ 4 Nuk do të zbehet dhe nuk do të thyhet, derisa të vendosë drejtësinë në tokë.+ Ishujt do të vazhdojnë të presin ligjin e tij.+
5 Kështu thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai, Krijuesi i qiejve,+ i Madhi që i shpalos;+ Ai që nden tokën+ dhe prodhimin e saj,+ Ai që u jep frymëmarrje+ njerëzve që banojnë në të+ dhe frymë atyre që ecin mbi të:+ 6 «Unë, Jehovai, të thirra me drejtësi+ dhe të kapa për dore.+ Unë do të të mbroj dhe do të të jap si besëlidhje për popullin+ e si dritë për kombet,+ 7 që të hapësh sytë e verbër,+ të nxjerrësh nga biruca të burgosurin+ dhe nga qelia ata që janë në errësirë.+
8 Unë jam Jehovai. Ky është emri im.+ Lavdinë time nuk do t’ia jap askujt tjetër,+ as lëvdimin tim+ shëmbëlltyrave të gdhendura.+
9 Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur,+ por unë po njoftoj gjëra të reja. Unë jua shpall para se ato të shfaqen.»+
10 Këndojini Jehovait një këngë të re,+ një këngë lëvdimi nga skaji i tokës,+ ju që përshkoni detet+ dhe që jetoni me gjithçka që gjendet në to, ju ishuj dhe ju që banoni në ta!+ 11 Le ta ngrenë zërin shkretëtira+ dhe qytetet e saj, fshatrat e Kedarit!+ Le të thërrasin nga gëzimi banorët e vendeve shkëmbore!+ Nga majat e maleve le të bërtasin! 12 Le t’i japin lavdi Jehovait+ dhe në ishuj të shpallin lëvdimin e tij!+
13 Jehovai do të dalë si një burrë i fuqishëm.+ Si një luftëtar ai do të ngjallë zell.+ Do të bërtasë, po, do të lëshojë një britmë lufte.+ Ai do të dalë më i fuqishëm se armiqtë e tij.+
14 «Për një kohë të gjatë nuk kam nxjerrë zë,+ kam qëndruar në heshtje+ dhe kam treguar vetëkontroll.+ Por tani, si një grua që lind, do të rënkoj, do të gulçoj e do të dihas.+ 15 Do të shkretoj+ male e kodra. Tërë bimësinë e tyre do ta thaj. Lumenjtë do t’i kthej në tokë të thatë* dhe pellgjet me kallamishte do t’i thaj.+ 16 Falë meje, të verbrit do të ecin nëpër një rrugë që nuk e kanë njohur+ dhe do të shkelin në një udhë të panjohur.+ Do ta kthej vendin e errët në dritë+ para tyre dhe terrenin e thyer në një vend të rrafshët.+ Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i lë.»+
17 Ndërsa ata që u besojnë shëmbëlltyrave të gdhendura e që u thonë shëmbëlltyrave të derdhura:+ «Ju jeni perënditë tona»,+ do të kthehen prapa e do të turpërohen fare.
18 Dëgjoni, o të shurdhër, dhe hapni sytë e shihni, o të verbër!+ 19 Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, dhe kush është i shurdhër si lajmëtari që dërgoj? Kush është i verbër si i shpërblyeri? Kush është i verbër si shërbëtori i Jehovait?+ 20 Ke parë shumë gjëra, por nuk u kushtove vëmendje.+ I kishe veshët të hapur, por nuk dëgjove.+ 21 Për hir të drejtësisë së tij,+ Jehovait i pëlqen ta lartësojë e ta madhërojë ligjin e tij.+ 22 Por ky është një popull që e kanë plaçkitur e zhvatur.+ Të gjithë janë zënë në grackë nëpër gropa dhe janë mbajtur fshehur në qeli.+ Janë bërë plaçkë dhe asnjë s’i ka çliruar.+ Janë zhvatur dhe asnjë s’ka thënë: «Ktheje.»
23 Kush prej jush do t’ia vërë veshin kësaj? Kush do të kushtojë vëmendje e do të dëgjojë për kohët që do të vijnë?+ 24 Kush e dha Jakobin për t’u zhvatur? Kush ia dha Izraelin plaçkitësve? A nuk është Jehovai, Ai kundër të cilit mëkatuan, në rrugët e të cilit ata nuk deshën të ecnin dhe ligjin e të cilit nuk e dëgjuan?+ 25 Prandaj Ai derdhi mbi Izraelin tërbimin e tij, zemërimin e tij dhe forcën e luftës.+ Ajo e përpinte përreth,+ por ai e shpërfillte.+ Ajo ndizej kundër tij, por ai nuk donte t’ia dinte.*+