1 Timoteut
1 Pavli, apostull+ i Krishtit Jezu nën urdhrin e Perëndisë,+ Shpëtimtarit tonë,+ dhe të Krishtit Jezu, shpresës sonë,+ 2 për Timoteun,*+ birin e vërtetë+ në besim:
Dashamirësi të pamerituar, mëshirë dhe paqe nga Perëndia, Ati, dhe nga Krishti Jezu, Zotëria ynë!+
3 Ashtu si të inkurajova që të qëndroje në Efes, kur isha gati të shkoja në Maqedoni,*+ ashtu po të inkurajoj edhe tani që t’i urdhërosh+ disa të mos mësojnë një doktrinë të ndryshme,+ 4 as të mos u kushtojnë vëmendje përrallave+ e gjenealogjive që s’kanë fund,+ nga të cilat ngrihen pyetje që të harxhojnë kohë, në vend që të japin ndonjë gjë nga Perëndia në lidhje me besimin. 5 Në të vërtetë, qëllimi i këtij urdhri është dashuria+ nga një zemër e pastër,+ nga një ndërgjegje e pastër+ dhe nga besimi pa hipokrizi.+ 6 Ngaqë u shmangën nga këto gjëra, disa iu kthyen+ llafeve të kota,+ 7 duke dashur të jenë mësues+ të ligjit,+ por duke mos kuptuar as gjërat që po thonë, as gjërat që pohojnë me forcë.
8 Ne e dimë se Ligji është i shkëlqyer,+ me kusht që të përdoret në mënyrë të ligjshme,+ 9 duke e ditur që ligji nuk është dekretuar për të drejtin, por për të paligjshmit+ dhe të pashtruarit,+ për të paperëndishmit dhe mëkatarët, për ata që nuk kanë dashamirësi,+ për përdhosësit, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit, 10 për kurvarët,+ për burrat që shkojnë me meshkuj, për rrëmbyesit e njerëzve, për gënjeshtarët, për besëshkalët+ dhe për gjithçka tjetër që është në kundërshtim+ me mësimin e shëndoshë,+ 11 i cili është sipas të lavdishmit lajm të mirë të Perëndisë së lumtur,+ që m’u besua.+
12 I jam mirënjohës Krishtit Jezu, Zotërisë tonë, që më dha fuqi, sepse më konsideroi të besueshëm+ dhe më caktoi një shërbim,+ 13 ndonëse më parë isha blasfemues, përndjekës+ dhe i pacipë.+ Megjithatë, m’u tregua mëshirë,+ sepse isha në padije+ dhe veproja me mungesë besimi. 14 Por dashamirësia e pamerituar e Zotërisë tonë vërshoi me tepri,+ bashkë me besimin dhe dashurinë që është në lidhje me Krishtin Jezu.+ 15 E besueshme dhe plotësisht e denjë për t’u pranuar është thënia+ se Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët.+ E ndër këta unë jam i pari.+ 16 Megjithatë, arsyeja përse m’u tregua mëshirë+ ishte që nëpërmjet meje, si rasti më i njohur, Krishti Jezu të tregonte gjithë shpirtgjerësinë e vet, si një model për ata që do ta mbështetin tek ai besimin e tyre+ për jetën e përhershme.+
17 Mbretit të përjetësisë,+ që është i paprishshëm+ e i padukshëm,+ Perëndisë së vetëm,+ i qoftë nderimi dhe lavdia në jetë të jetëve!+ Amin!
18 Këtë urdhër+ po ta besoj ty, Timote, o bir, në përputhje me profecitë+ që çuan drejt e te ti, që në pajtim me këto të vazhdosh të bësh luftën e shkëlqyer,+ 19 duke mbajtur një besim dhe ndërgjegje të pastër.+ Këto gjëra disa i kanë hedhur tej,+ prandaj besimi i tyre është rrënuar+ si një anije që shkallmohet. 20 Ndër ta janë edhe Himeneu+ dhe Aleksandri,+ të cilët unë ia kam dorëzuar Satanait,+ që nëpërmjet disiplinës të mësojnë të mos blasfemojnë.+