1 Timoteut
2 Prandaj, para së gjithash, porosis që të bëhen përgjërime, lutje,+ kërkesa për të mirën e të tjerëve, falënderime për njerëz të çdo lloji,+ 2 për mbretërit+ dhe për të gjithë ata që janë në poste të larta,+ që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë dhe të patrazuar, plot me përkushtim hyjnor dhe seriozitet.+ 3 Kjo është e shkëlqyer dhe e pranueshme+ në sytë e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë,+ 4 vullneti i të cilit është që njerëz të çdo lloji+ të shpëtojnë+ dhe të fitojnë njohurinë e saktë+ të së vërtetës.+ 5 Sepse ka një Perëndi+ dhe një ndërmjetës+ mes Perëndisë+ dhe njerëzve,+ Krishti Jezu,+ një njeri, 6 i cili dha veten si një shpërblesë përkatëse për të gjithë+—kjo do të dëshmohet në kohën e caktuar. 7 Për këtë dëshmi+ u emërova predikues dhe apostull+—po them të vërtetën,+ nuk po gënjej—mësues i kombeve+ për besimin+ dhe të vërtetën.
8 Prandaj, dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë të luten e të ngrenë duart besnikërisht,+ pa zemërim+ dhe pa debate.+ 9 Po ashtu, dëshiroj që gratë të stolisen me veshje të rregullta, me modesti+ dhe mendje të shëndoshë, jo me modele të gërshetimit të flokëve me ar e me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta,+ 10 por si u ka hije grave që pohojnë se nderojnë thellë Perëndinë,+ domethënë me anë të veprave të mira.+
11 Gruaja le të mësojë në heshtje me nënshtrim të plotë.+ 12 Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët+ ose të ushtrojë autoritet mbi burrin,+ por të rrijë në heshtje. 13 Sepse i pari u formua Adami, e më pas Eva.+ 14 Veç kësaj, nuk u mashtrua Adami,+ por gruaja u mashtrua plotësisht+ dhe ra në shkelje.+ 15 Megjithatë, gruaja do të ruhet nëpërmjet lindjes së fëmijëve,+ me kusht që të qëndrojnë me besim, dashuri, shenjtëri dhe me mendje të shëndoshë.+