Isaia
43 Kështu thotë Jehovai, Krijuesi yt,+ o Jakob, dhe Formuesi yt,+ o Izrael: «Mos ki frikë, se unë të kam riblerë.+ Të kam thirrur në emër.+ Ti je imi.+ 2 Edhe sikur të kalosh përmes ujërave,+ unë do të jem me ty.+ Edhe sikur të kalosh përmes lumenjve, ata nuk do të të rrëmbejnë.+ Edhe sikur të ecësh përmes zjarrit, nuk do të zhuritesh dhe flaka nuk do të të përcëllojë.+ 3 Sepse unë jam Jehovai, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt.+ Unë kam dhënë Egjiptin si shpërblesë për ty.+ Kam dhënë Etiopinë+ dhe Sebën në vendin tënd. 4 E gjithë kjo sepse në sytë e mi ke qenë i çmuar+ e i nderuar dhe unë të kam dashur.+ Për ty, unë do të jap njerëz dhe për shpirtin tënd, kombe.+
5 Mos ki frikë, se unë jam me ty.+ Do ta sjell farën tënde nga lindja e diellit dhe do të të mbledh nga perëndimi i diellit.+ 6 Do t’i them veriut:+ ‘Dorëzoji’, dhe jugut: ‘Mos i mbaj, por silli bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skaji i tokës,+ 7 të gjithë ata që thirren me emrin tim+ dhe që unë i kam krijuar për lavdinë time,+ ata që i kam formuar dhe i kam bërë unë.’+
8 Silleni popullin që është i verbër, edhe pse ka sy, dhe që është i shurdhër, edhe pse ka veshë.+ 9 Le të mblidhen të gjitha kombet në një vend dhe le të grumbullohen popujt.+ Kush nga ato* mund ta thotë këtë?+ Ose, a mund t’i shpallin gjërat që do të ndodhin të parat?+ Le të sjellin dëshmitarë+ që të provojnë se kanë të drejtë, ose të dëgjojnë e të thonë: ‘Është e vërtetë.’+
10 Ju jeni dëshmitarët e mi,+—thotë Jehovai.—Jeni shërbëtori që kam zgjedhur,+ që ju të më njihni+ e të keni besim tek unë,+ dhe të kuptoni se unë jam po Ai që kam qenë.+ Përpara meje nuk u formua asnjë Perëndi+ dhe pas meje prapë nuk kishte asnjë.+ 11 Unë, pikërisht unë, jam Jehovai+ dhe veç meje nuk ka tjetër shpëtimtar.+
12 Unë kam folur, kam shpëtuar dhe e kam shpallur,+ kur nuk kishte mes jush asnjë perëndi të huaj.+ Prandaj, ju jeni dëshmitarët e mi,+—thotë Jehovai,—dhe unë jam Perëndia.+ 13 Gjithashtu, unë mbetem po Ai+ dhe nuk ka asnjë që çliron nga dora ime.+ Unë do të veproj+ dhe kush mund ta kthejë mbrapsht atë që bëj?»+
14 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit:+ «Për hirin tuaj, do të dërgoj dikë në Babiloni dhe do të bëj të ulen shulat e burgjeve.+ Kaldeasit me anijet e tyre do të ulen me të qara si kuisje.+ 15 Unë jam Jehovai, i Shenjti juaj,+ Krijuesi i Izraelit,+ Mbreti juaj.»+
16 Kështu thotë Jehovai, Ai që hap një rrugë përmes detit dhe një udhë përmes ujërave të rrëmbyeshme,+ 17 Ai që bën të dalin karroca lufte e kuaj, forca ushtarake e burra të fuqishëm në të njëjtën kohë:+ «Ata do të bien përtokë+ e nuk do të ngrihen.+ Me siguri do të shuhen,+ do të fiken si fitili i lirit.»+
18 «Mos i kujtoni gjërat e para dhe mos u ktheni të shqyrtoni gjërat e mëparshme. 19 Ja, unë po bëj diçka të re.+ Tani do të shfaqet. Ju, a nuk do ta merrni vesh?+ Po, do të hap një rrugë përmes shkretëtirës+ dhe do të bëj të rrjedhin lumenj nëpër vendet e shkreta.+ 20 Bishat e fushës, çakejtë dhe strucët,+ do të më japin lavdi,+ sepse popullit tim të zgjedhur+ do t’i jap ujë në shkretëtirë+ dhe lumenj në vendin e shkretë, 21 po, popullit që kam formuar për vete që të tregojë veprat e mia të denja për lëvdim.+
22 Por ti nuk më thirre mua, o Jakob,+ sepse u lodhe me mua, o Izrael.+ 23 Nuk më solle delen për blatimin e plotë të djegur dhe me flijimet e tua nuk më dhe lavdi.+ Unë nuk të mundova duke të kërkuar dhurata dhe as të lodha duke të kërkuar temjan të bardhë.+ 24 Ti nuk më bleve kallam erëmirë+ me para dhe as më ngope me dhjamin e flijimeve të tua.+ Përkundrazi, ti më mundove me mëkatet e tua. Ti më lodhe me fajet e tua.+
25 Unë, pikërisht unë, i fshij+ shkeljet e tua+ për hirin tim+ dhe mëkatet e tua nuk do t’i kujtoj më.+ 26 Më ndihmo të kujtoj e le të gjykojmë bashkë.+ Jep argumentet e tua që të provosh se ke të drejtë.+ 27 Ati yt, i pari, mëkatoi,+ dhe zëdhënësit e tu kryen shkelje kundër meje.+ 28 Prandaj, unë do t’i përdhos princat e vendit të shenjtë, do ta lë Jakobin të shfaroset, dhe Izraelin do ta lë të shahet.+