115 Jo neve, o Jehova, jo neve,+
por emrit tënd jepi lavdi+
sipas dashamirësisë dhe besnikërisë sate.+
2 Pse të thonë kombet:+
«Ku është tani Perëndia i tyre?»+
3 E pra, Perëndia ynë është në qiej+
dhe ka bërë gjithçka që i ka pëlqyer.+
4 Kurse idhujt e tyre janë ar dhe argjend,+
vepër e duarve të njeriut.+
5 Kanë gojë, por s’mund të flasin;+
kanë sy, por s’mund të shohin;+
6 kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;+
kanë hundë, por s’mund të nuhatin.+
7 Kanë duar, por s’mund të prekin;+
kanë këmbë, por s’mund të ecin.+
Nga gryka nuk nxjerrin dot zë.+
8 Kush i bën, do të katandiset njësoj si ata,+
po, kushdo që u beson atyre.+
9 O Izrael, ki besim te Jehovai!+
Ai është ndihma dhe mburoja jote.+
10 O shtëpi e Aaronit, ki besim te Jehovai!+
Ai është ndihma dhe mburoja jote.+
11 Ju që i frikësoheni Jehovait, kini besim te Jehovai!+
Ai është ndihma dhe mburoja juaj.+
12 Jehovai na ka kujtuar, e do të na bekojë.+
Do të bekojë shtëpinë e Izraelit,+
do të bekojë shtëpinë e Aaronit.+
13 Jehovai do të bekojë ata që i frikësohen,+
të mëdhenj e të vegjël qofshin.+
14 Jehovai do t’ju shtojë,+
si ju, edhe bijtë tuaj.+
15 Ju jeni të bekuarit e Jehovait,+
Bërësit të qiellit dhe të tokës.+
16 Qiejt janë të Jehovait,+
kurse tokën ua ka dhënë bijve të njerëzve.+
17 Të vdekurit nuk e lëvdojnë Jah,+
dhe as ata që zbresin në vendin e heshtjes.+
18 Por ne do ta bekojmë Jah+
tani dhe përgjithmonë.+
Lëvdoni Jah!+