Jobi
33 E tani, o Job, dëgjoji fjalët e mia
dhe vërua veshin atyre që do të them.
5 Nëse mundesh, m’u përgjigj,
radhiti fjalët e rri gati.
8 Në vesh më erdhën fjalët e tua
dhe të dëgjova tek thoshe:
9 ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë shkelje;+
jam i pastër e s’kam asnjë faj.+
14 Perëndia flet një herë,
madje dy+—edhe pse njeriu s’ia vë veshin—
15 në ëndrra,+ në vegime+ nate,
kur njeriu bie në gjumë të thellë,
kur dremit në shtrat.+
16 Atëherë ai ia hap njeriut veshët,+
dhe këshillën e Tij e vulos,
17 që ta largojë njeriun nga veprimet e tij,+
dhe ta shpëtojë nga krenaria e vet.+
19 Me dhembjet në shtratin e tij ai e qorton,
dhe kockat e tij përleshen pa pushim.
21 Mishi i tretet gjersa s’shihet më,
kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit.
23 Po të ketë një lajmëtar
a zëdhënës, një në një mijë,
për t’i treguar njeriut se ç’është e drejtë,
24 atëherë Perëndia do t’i tregojë hir e do t’i thotë:
‘Le të mos shkojë në gropë!+
Për të gjeta shpërblesë!+
26 Do t’i përgjërohet Perëndisë që të gjejë ëndje tek ai,+
do ta shohë fytyrën e tij kur brohoret plot hare,
dhe Perëndia do ta kthejë vdekatarin në drejtësinë e Tij.
27 Para njerëzve do të këndojë e do të thotë:
‘Mëkatova+ dhe të drejtën e shtrembërova;
patjetër këtë s’duhej ta bëja.
29 E pra, Perëndia vepron kështu
dy herë, madje tri herë, me njeriun,
30 që shpirti i tij të mos shkojë në gropë,+
e të shndritë mbi të drita e të gjallëve.+
31 Më mbaj vesh, o Job! Më dëgjo!
Hesht, se kam ende për të folur.
32 Po pate ndonjë fjalë për të më thënë, m’u përgjigj;
fol, se jam kënaqur nga drejtësia jote.