Dirigjuesit. Për «Drenushën e agimit». Këngë e Davidit.
22 Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?+
Pse rri kaq larg e nuk më shpëton?+
Rënkimin tim,+ pse nuk e dëgjon?
2 O Perëndia im, të thërras ditën, e ti nuk përgjigjesh;+
edhe natën unë nuk rri në heshtje.+
3 Por ti je i shenjtë,+
dhe të rrethojnë lëvdimet e Izraelit.+
4 Te ti kishin besim etërit tanë,+
te ti kishin besim dhe ti u siguroje shpëtim.+
5 Të thirrën ty+ dhe shpëtuan,+
patën besim te ti dhe nuk u turpëruan.+
6 Por unë jam një krimb,+ dhe jo një njeri,
turp për njerëzit dhe i përbuzshëm për popullin.+
7 Të gjithë ata që më shohin, më përqeshin;+
shtrembërojnë buzët, tundin kokën+ e më thonë:
8 «E ka lënë veten në dorë të Jehovait.+ Ai ta shpëtojë.+
Ai ta çlirojë, meqë është i kënaqur me të.»+
9 Ti më nxore nga barku+
dhe më bëre të kem besim te ti, kur ende prehesha në gjinjtë e nënës.+
10 Sapo dola nga barku i nënës, u gjenda në prehrin tënd.+
Që kur isha në bark të nënës, ke qenë Perëndia im.+
11 Mos rri larg meje, sepse afër më rri vuajtja,+
dhe nuk ka kush tjetër të më ndihmojë.+
12 Shumë dema të rinj më kanë rrethuar,+
demat e fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark.+
13 Ata e hapin gojën kundër meje,+
si luani që shqyen prenë dhe ulërin.+
14 U derdha porsi ujë+
dhe tërë kockat e mia janë ndarë nga njëra-tjetra.+
Zemra m’u bë si dylli;+
u shkri brenda meje.+
15 Fuqia ime është tharë si një copë qeramike,+
gjuha më është ngjitur pas nofullave,+
dhe ti më vë në pluhurin e vdekjes.+
16 Qentë më kanë rrethuar,+
keqbërësit janë mbledhur dhe më rrinë përqark,+
si luanë që më kafshojnë duart dhe këmbët.+
17 Mund t’i numëroj tërë eshtrat e mia.+
Ata më shikojnë e nuk m’i shqitin sytë.+
18 Ndajnë mes tyre rrobat e mia,+
dhe për petkun tim hedhin short.+
19 Por ti, o Jehova, mos më rri larg.+
Ti që je forca ime,+ nxito të më ndihmosh.+
20 Shpëtoje shpirtin tim nga shpata,+
të vetmen e të shtrenjtën jetën time shpëtoje nga putra e qenit.+
21 Më shpëto nga goja e luanit,+
m’u përgjigj dhe më shpëto kur të jem para brirëve të demave të egër.+
22 Unë do t’ua shpall emrin tënd+ vëllezërve të mi;+
në mes të kongregacionit do të të lëvdoj.+
23 Ju që i frikësoheni Jehovait, lëvdojeni atë!+
Të gjithë ju, fara e Jakobit, jepini lavdi!+
Dhe të gjithë ju, fara e Izraelit, kini frikë nga ai!+
24 Sepse ai as e përbuzi+
dhe as e përçmoi mundimin e të përvuajturit.+
Nuk e fshehu fytyrën nga ai,+
përkundrazi, kur thirri për ndihmë, ai e dëgjoi.+
25 Unë do të të lëvdoj në kongregacionin e madh+ për ato që ke bërë,
do t’i plotësoj zotimet e mia para atyre që të kanë frikë.+
26 Zemërbutët do të hanë e do të ngopen.+
Ata që e kërkojnë Jehovain, do ta lëvdojnë.+
Zemra juaj le të rrahë përgjithmonë!+
27 Njerëzit nga të gjitha skajet e tokës do të kujtojnë Jehovain dhe do të kthehen tek ai.+
Tërë fiset e kombeve do të përkulen para tij.+
28 Sepse mbretëria i përket Jehovait,+
dhe ai ka pushtet mbi kombet.+
29 Të gjithë ata që janë ngopur me pasuri në tokë, do të hanë e do të përkulen.+
Para tij do të përkulen të gjithë ata që kthehen në pluhur,+
dhe asnjë nuk do ta ruajë gjallë shpirtin e tij.+
30 Pasardhësit do t’i shërbejnë,+
dhe brezit të ardhshëm do t’i tregohet për Jehovain.+
31 Ata do të vijnë t’u flasin për drejtësinë e tij,+
njerëzve që do të lindin, duke u treguar se çfarë ka bërë ai.+