Maskil. Psalm i Etanit, ezrahitit.+
89 Do të këndoj përjetë për shprehjet e dashamirësisë sate, o Jehova.+
Me gojën time do ta tregoj brez pas brezi besnikërinë tënde.+
2 Sepse thashë: «Dashamirësia do të mbetet sa të jetë jeta.+
Në qiej është e patundur besnikëria jote.»+
3 «Kam bërë një besëlidhje me të zgjedhurin tim;+
shërbëtorit tim, Davidit, i jam betuar:+
4 ‘Farën tënde do ta bëj të qëndrueshme përjetë,+
e froni yt do të mbetet brez pas brezi.’»+ Selah.
5 Qiejt do të përlëvdojnë veprën tënde të mrekullueshme, o Jehova,+
po, besnikërinë tënde në kongregacionin e të shenjtëve.
6 Sepse, kush në qiej mund të krahasohet me Jehovain?+
Kush mund t’i përngjajë Jehovait mes bijve të Perëndisë?+
7 Perëndia duhet nderuar thellësisht nga të shenjtët, që janë të lidhur ngushtë me të.+
Ai është i madh dhe u ngjall frikë të gjithë atyre që ka përqark.+
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive,+
kush është i fuqishëm si ti, o Jah?+
Besnikëria jote të rrethon ngado.+
9 Ti sundon gufimin e detit;+
kur ai ngrihet, ti ia qetëson dallgët.+
10 Ti e copëtove Rahabën+ porsi një të vrarë.+
Me krahun tënd të fortë, i shpërndave armiqtë.+
11 Qielli është yti,+ toka gjithashtu;+
tokën dhe çdo gjë që është në të,+ i krijove ti.+
12 Veriun e jugun ti i krijove;+
Tabori+ e Hermoni+ lëshojnë britma të gëzuara dhe lëvdojnë emrin tënd.+
13 Krahu yt është i fuqishëm,+
dora jote është e fortë,+
dora jote e djathtë është lartësuar.+
14 Drejtësia dhe gjykimi janë vendi themelfortë i fronit tënd.+
Dashamirësia dhe besnikëria vijnë përpara teje.+
15 Lum populli që brohoret gëzueshëm!+
O Jehova, ata ecin vazhdimisht në dritën e fytyrës sate.+
16 Falë emrit tënd gëzojnë gjatë gjithë ditës+
dhe falë drejtësisë sate janë lartësuar.+
17 Se ti je bukuria e forcës së tyre+
dhe me pëlqimin tënd, briri ynë është lartësuar triumfues.+
18 Se mburoja jonë i përket Jehovait+
dhe mbreti ynë i përket të Shenjtit të Izraelit.+
19 Në atë kohë u fole besnikëve të tu në një vegim,+
dhe u the:
«I dhashë ndihmë një të fuqishmi;+
lartësova një të zgjedhur nga populli.+
20 Gjeta Davidin, shërbëtorin tim,+
e me vajin tim të shenjtë e mirosa.+
21 Dora ime do të jetë për të një mbështetje e fortë,+
dhe krahu im do ta forcojë.+
22 Asnjë armik nuk do të zhvatë taksa prej tij,+
dhe asnjë bir i padrejtësisë nuk do ta mundojë.+
23 Copë-copë i bëra kundërshtarët që dilnin para tij,+
dhe ata që e urrenin thellësisht, gjithnjë i goditja.+
24 Besnikëria dhe dashamirësia ime janë me të,+
falë emrit tim, briri i tij është lartësuar triumfues.+
25 Do ta shtrij dorën e tij drejt detit,+
kurse dorën e tij të djathtë drejt lumenjve.+
26 Ai më thërret: ‘Ti je Ati im,+
Perëndia im+ dhe Shkëmbi i shpëtimit tim.’+
27 Veç kësaj, unë do ta bëj të parëlindur,+
më të lartin e mbretërve të dheut.+
28 Do ta ruaj dashamirësinë time ndaj tij përgjithnjë+
dhe besëlidhja ime do të jetë besnike për të.+
29 Do të bëj që fara e tij të mbetet përgjithmonë,+
dhe froni i tij sa ditët e qiellit.+
30 Në rast se bijtë e tij e lënë ligjin tim+
e nuk ecin sipas vendimeve të mia gjyqësore,+
31 në rast se i përdhosin ligjet e mia,
dhe nuk zbatojnë urdhërimet e mia,
32 atëherë, për shkeljen e tyre, unë do t’u kërkoj llogari me shkop,+
dhe për fajin e tyre do t’i godas.+
33 Sidoqoftë, unë nuk do ta heq dashamirësinë time nga ai,+
e nuk do të lejoj që besnikëria ime të dështojë.+
34 Besëlidhjen time nuk do ta përdhos,+
fjalën që ka dalë nga buzët e mia, nuk do ta ndryshoj.+
35 U betova një herë për shenjtërinë time,+
Davidit nuk do t’i them gënjeshtra.+
36 Fara e tij do të mbetet në jetë të jetëve,+
kurse froni i tij do të jetë si dielli përpara meje.+
37 Si hëna do të vendoset patundshmërisht për jetë e mot,
dhe si dëshmitar i besueshëm në qiej.» Selah.
38 Por ti e hodhe tej dhe vazhdon ta përçmosh;+
u zemërove pa masë me të mirosurin tënd.+
39 I vure shkelmin besëlidhjes që bëre me shërbëtorin tënd;
përdhose diademën e tij dhe e hodhe përtokë.+
40 Tërë vathat e tij të gurta i shembe;+
fortifikatat e tij i rrënove.+
41 Të gjithë ata që shkojnë asaj udhe, e zhvatin;+
është bërë për t’u poshtëruar nga fqinjët e vet.+
42 Dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij e lartësove,+
të gjithë armiqtë e tij i gëzove.+
43 Për më tepër, ti i kundërvihesh shpatës së tij, si të ishte një armik,+
dhe bëre që të mos ia dalë mbanë në betejë.+
44 Shkëlqimin ia hoqe+
dhe fronin përtokë ia hodhe.+
45 Ditët e rinisë ia shkurtove;
me turp e mbulove.+ Selah.
46 Deri kur, o Jehova, do të rrish i fshehur? Përgjithmonë?+
Tërbimi yt, a do të djegë vazhdimisht porsi zjarr?+
47 Kujto sa zgjat jeta ime.+
Kot i krijove të gjithë bijtë e njerëzve?+
48 Cili është ai që rron e nuk vdes?+
A mund ta shpëtojë njeri shpirtin e vet nga dora e Sheolit?+ Selah.
49 Ku janë, o Jehova, veprat e dikurshme të dashamirësisë sate,
për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?+
50 Kujto, o Jehova, poshtërimin që u bëhet shërbëtorëve të tu,+
se si e mbaj në gji poshtërimin e tërë atyre njerëzve,+
51 se si i poshtëruan, o Jehova, armiqtë e tu,+
se si i poshtëruan gjurmët e të mirosurit tënd.+
52 Bekuar qoftë Jehovai në jetë të jetëve! Amin, po, Amin!+