Hageu
2 Muajin e shtatë,+ ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Jehovait u drejtua me anë të profetit Hage:+ 2 «Thuaji, të lutem, Zorobabelit,+ birit të Shealtielit,+ guvernatorit të Judës,+ dhe kryepriftit Josia,+ birit të Jehozadakut,+ si dhe mbetjes së popullit: 3 ‘Kush nga ju ishte mes atyre që e kanë parë këtë shtëpi në lavdinë e saj të mëparshme?+ Po tani, si ju duket? A nuk është kjo në krahasim me të asgjë në sytë tuaj?+
4 Por tani ji i fortë, o Zorobabel,—thotë Jehovai,—dhe ji i fortë,+ o kryeprifti Josi, bir i Jehozadakut!
Ji i fortë, o mbarë popull i vendit,—thotë Jehovai,—dhe puno!+
Sepse unë jam me ju,+—thotë Jehovai i ushtrive.— 5 Kujtoni fjalët e besëlidhjes që bëra me ju, kur dolët nga Egjipti+ dhe kur fryma ime+ qëndronte mes jush. Mos kini frikë!’+
6 Sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Edhe një herë—pas pak+—dhe unë do të lëkund qiejt, dheun, detin dhe tokën e thatë.+
7 Do të lëkund gjithë kombet dhe gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve kanë për të ardhur;+ unë do ta mbush këtë shtëpi me lavdi,+—thotë Jehovai i ushtrive.
8 Argjendi është imi dhe ari është imi,+—thotë Jehovai i ushtrive.
9 Lavdia e kësaj shtëpie të fundit do të jetë më e madhe se ajo e së mëparshmes,+—thotë Jehovai i ushtrive.
Në këtë vend unë do të jap paqe’,+—thotë Jehovai i ushtrive.»
10 Ditën e njëzetekatërt të muajit të nëntë, vitin e dytë të Darit, fjala e Jehovait u drejtua me anë të profetit Hage:+ 11 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Të lutem, pyeti priftërinjtë për ligjin+ dhe thuaju: 12 ‘Nëse një njeri mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin e saj prek bukë, gjellë, verë, vaj ose çdo lloj ushqimi, a do të bëhen edhe këto të shenjtëruara?’”»+
Priftërinjtë u përgjigjën dhe thanë: «Jo!»
13 Hageu vazhdoi të thoshte: «Po nëse dikush, që është i papastër ngaqë ka prekur një shpirt të vdekur, prek një prej këtyre gjërave, a do të bëhen ato të papastra?»+
Priftërinjtë u përgjigjën dhe thanë: «Do të bëhen të papastra.»
14 Atëherë Hageu u përgjigj dhe tha: «Ja se si është ky popull dhe ja se si është ky komb përpara meje,+—thotë Jehovai,—dhe ja se si është gjithë puna e duarve të tyre dhe çdo gjë që paraqitin atje. Është e papastër.+
15 Por tani, ju lutem, që sot e tutje shqyrtoni me gjithë zemër+ se çfarë ndodhte para se të vihej gur mbi gur në tempullin e Jehovait.+ 16 Kujtoni se çfarë ndodhte: dikush shkonte te një tog prej njëzet masash dhe dilte se ishin dhjetë. Një tjetër shkonte te lugu i shtypëses së rrushit për të nxjerrë pesëdhjetë masa nga korita, dhe dilte se ishin njëzet.+ 17 Prandaj, unë ju godita me erë zhuritëse,+ me vrug+ dhe me breshër,+ madje godita gjithë punën e duarve tuaja,+ dhe askush prej jush nuk u kthye tek unë,+—thotë Jehovai.
18 Shqyrtojeni me gjithë zemër+ këtë, ju lutem, që sot e tutje, që nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, që nga dita kur u hodh themeli i tempullit të Jehovait.+ Shqyrtojeni këtë me gjithë zemër: 19 A ka ende farë në gropën e grurit?+ Hardhia, fiku, shega dhe ulliri, nuk kanë dhënë ende fryt, apo jo? Që sot unë do t’ju bekoj.»+
20 Fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Hageut,+ ditën e njëzetekatërt të muajit:+ 21 «Thuaji Zorobabelit, guvernatorit të Judës:+ ‘Unë kam për të lëkundur qiejt dhe tokën.+ 22 Kam për ta përmbysur fronin e mbretërive dhe do të shfaros forcën e mbretërive të kombeve.+ Do të përmbys karrocën dhe ata që e ngasin, kuajt dhe kalorësit e tyre kanë për të rënë,+ secili prej shpatës së vëllait të vet.+
23 Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—unë do të të marr ty, o Zorobabel,+ bir i Shealtielit,+ shërbëtori im,—thotë Jehovai,—dhe kam për të të vendosur si një unazë me vulë,+ sepse ty të kam zgjedhur’,+—thotë Jehovai i ushtrive.»+